Albtelecom, sot jep dorëheqjen drejtori
Autori i Lajmit: Red.
Shitja e kompanisë më të madhe të telefonisë fikse në vend, Albtelecon duket se nuk do të jetë edhe për disa muaj mollë sherri. Tashmë, jo mes kaheve politike, por zhurma vjen nga punonjësit. Burime konfienciale të gazetës bëjnë me dije se sot pritet të japë dorëheqjen, drejtori i Albtelekom, për t ia lënë vendin një tjetër titullari, i cili sipas burimeve nuk do të jetë shqiptar. Me këtë dorëheqje të parakohëshme vihen në dyshim deklaratat e disa javëve më parë të ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli, i cili garantoi punonjësit se ndryshime nuk do të ketë jo më parë sesa muaji shkurt i vitit që vjen.
Ky lajm është publikuar: 28/09/2007