E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masa policore për të ulur numrin e aksidenteve

Autori i Lajmit: Red.
Trafiku kaotik në Tiranë dhe aksidentet e shumta të ndodhura kanë zbarkuar në rruget e kryeqytetit forca të shumta të policisë rrugore. Për pak orë punonjësit kanë bllokuar rreth 50 motorë disa kubikësh, si dhe mbi 60 makina luksoze me targa të huaja, që gjatë verifikimeve kanë rezultuar se ishin pa dokumentacionin e nevojshem . Burime zyrtare të policisë thanë se nuk bëhet aspak fjalë për ndonjë operacion të veçantë policor, por ky është një plan masash, i cili synon të edukojë drejtuesit e automjeteve jo brenda në Tiranë, por dhe në linjat e saj. Burimet zyrtare shtuan se synimi i këtyre kontrolleve është jo vetëm për të ulur ndjeshëm numrin e aksidenteve, por edhe për të shmangur shkelje të tilla siç janë parkimet dyshe dhe mos respektimi i rregullave të qarkullimit. Nuk dihet ende sa sa është numri i gjobave të vendosura, por mësohet se policët rrugorë kanë marrë urdhër që të aplikojnë këtë ndëshkim edhe në rastet kur një shofer konstatohet, se nuk e ka vendosur rripin e sigurimit. Sakaq mësohet se ky plan i rreptë masash do të jetë prezent edhe përgjatë ditëve në vijim. Në të vërtetë disa drejtues të policisë rrugore kanë ndërmarrë masa të tilla të shtyrë fillimisht nga trafiku i rënduar, por që më pas janë lënë në harrëse. Aktualisht drejtuesit e mjeteve duhet të përballen jo vetëm me policët e rrugores, por edhe me policët e patrullave speciale të cilët që në fillimet e tyre kanë treguar këmbëngulje duke gjobitur vetëm në tre ditë pune mbi 1400 kundravajtës.
Ky lajm është publikuar: 27/09/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›