Albtelekom, 800 milionë dëm, 4 të pandehur në gjyq
21/01/2005 TIRANË –Katër ish-funksionarë të "Albtelekom"-it janë të pandehur në dosjen që ka mbërritur në gjykatë. Për dy vjet me radhë, punonjësit e kompanisë së telefonisë fikse Albtelekom, kanë patur një privilegj të veçantë. Sipas hetimeve të Prokurorisë, “luksi” rezulton të ketë qenë i kushtueshëm, jo pak, por 800 milionë lekë të vjetra. Kontratë sigurimi për jetën dhe një agjent ose polic sigurimi nga pas. Gjithnjë në përkujdesje për të shmangur një aksident të mundshëm, apo një ngjarje të paparashikuar. Prokuroria e Tiranës i ka përfunduar këto ditë hetimet për dy kontrata sigurimi, të nënshkruara nga Albtelekom dhe kompania e sigurimeve, INSIG. Këto dy kontrata janë vlerësuar të paligjshme, fillimisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka kallëzuar për ndjekje penale nënshkruesit. Më pas, Prokuroria ka filluar hetimet në muajt e pranverës së vitit të shkuar dhe, këto ditë, veprimet e hetimit kanë përfunduar. Në kohën kur dosja po përgatitet të shkojë në Gjykatë me akuza ndaj katër ish-funksionarëve të Albtelekomit, burimet zyrtare të Prokurorisë në kryeqytet, thonë se dëmi financiar i shkaktuar nga nënshkrimi i dy kontratave është 800 milionë lekë.
Kallëzimi
Kallëzimi për këtë abuzim financiar është depozituar në Prokurorinë e rrethit Tiranë, javën e kaluar, nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Ky institucion ka kryer një kontroll për mënyrën se si janë menaxhuar fondet e kompanisë shtetërore Albtelekom, gjatë viteve 2001-2003. Gjatë këtij kontrolli, ka rezultuar se krerët e Albtelekom sh.a kanë abuzuar me një fond prej 270 milionë lekësh, me të cilin kanë bërë sigurimin e jetës së punonjësve të kompanisë. Sipas kallëzimit penal, ish-drejtues të Albtelekomit kanë lidhur dy kontrata sugurimi me INSIG-un, për sigurimin e jetës dhe aksidenteve për 4600 punonjës dhe një tjetër për sigurim të kombinuar, për 3500 punonjës.
Kontratat
Kontrata e parë është lidhur me INSIG-un, për të siguruar jetën ndaj aksidenteve në grup të 4600 punonjësve të Albtelekomit. Kjo kontratë është lidhur për periudhën korrik 2001-korrik 2002 dhe vlera totale e saj kap shifrën e 130 milionë lekëve të reja. Kontrata e dytë është lidhur sërish me INSIG-un dhe është një sigurim i kombinuar i jetës së 3500 punonjësve të Albtelekomit. Kontrata ka qenë e vlefshme për periudhën gusht 2003-gusht 2004 dhe i ka kushtuar Albtelekomit një vlerë prej 140 milionë lekësh të reja. Sipas këtyre dy kontratave, nëse ndonjë prej punonjësve të Albtelekomit do të kishte pësuar ndonjë aksident në punë, por edhe jashtë saj, atëherë ai do të merrte dëmshpërblimin nga INSIG-u. Dëmshpërblimi do të arrinte shifrën e 100 milionë lekëve të vjetra, por gjatë kësaj kohe asnjë nga punonjësit nuk e ka përfituar. Ky dëmshpërblim do t’i kalonte familjes së punonjësit të aksidentuar dhe jo Albtelekomit. Sipas verifikimeve të kryera nga KLSH-ja, Albtelekomi ka përdorur kontratat më të shtrenjta të sigurimeve për jetën, për punonjësit e tij.
Abuzimi
Ndërkohë një tjetër abuzim është bërë gjatë lidhjes së kontratave të sigurimeve. Sipas kallëzimit të Mustafa Kërçukut, pasi janë lidhur dy kontratat, një shumë prej 80 milionë lekësh të reja i është dhënë një agjencie private, që ka mundësuar marrëveshjen ndërmjet Albtelekomit dhe INSIG-ut. “Kompania e sigurimit u ka dhënë 80 milionë lekë të reja agjentëve, që mundësuan lidhjen e kontratave. Lidhja e kontratave është bërë në mënyrë private dhe transferimi i parave është bërë nëpërmjet urdhërave të xhirimit. Në një rast të tillë nuk ka nevojë për agjentë ndërmjetës. Shkelja është bërë nga krerët e Albtelekomit, pasi agjentët kanë kryer vetëm kalimin e parave nga banka tek INSIG-u. Përfaqësuesit e Prokurorisë së Tiranës, pasi kanë verifikuar të gjitha materialet që ndodheshin në kallëzimin e depozituar nga KLSH-ja, kanë arritur në përfundimin se, aty ka elementë të veprës penale.
KLSH kallëzim edhe
për interkonjuksionin
Bashkë me kallëzimin për kontratat e siguracioneve, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka denoncuar në Prokurori edhe lidhjen e kontratave të interkonjuksionit mes Albtelekomit dhe kompanive të telefonisë fikse. Prokuroria, pasi e shqyrtoi këtë kallëzim, i mbylli hetimet, duke vlerësuar se dosja nuk përmbante dëm financiar apo elementë të veprës penale. Por, sipas ekspertëve të KLSH-së, dëmi ekonomik i shkaktuar shtetit nga kjo marrëveshje, sipas përllogaritjeve të ekspertëve, kap shifrën e rreth 32 milionë lekëve të vjetra.
Humbja e Albtelekomit
Ulja e fitimit në Albtelekom, u pasqyrua në raport të kundërt në fitimet e kompanive private, të cilat, sipas marrëveshjes së vitit 1999, përfitonin vetëm 65 për qind të fitimit nga lidhjet e interkonjuksionit. Pas vendimit të Këshillit Mbikëqyrës të Albtelekomit, kompanitë private përfituan rritje, duke arkëtuar 88 për qind të fitimit nga lidhje e interkonjuksionit. Vendimit të korrikut iu shtuan edhe disa ndryshime të tjera, lidhur me lidhjet ndërkombëtare të interkonjuksionit, mes Albtelekomit dhe kompanive private. Sipas shtesës së vendimit për trafikun ndërkombëtar, kompania shtetërore nuk do të paguante 50 për qind sipas vendimit të vitit 1999, por detyrimi rritej me 34%, duke shkuar nga 50% në 84 për qind të shumës së fitimit nga interkonjuksioni ndërkombëtar, duke i shkaktuar kështu një humbje Albtelekomit, e cila vlerësohet nga ekspertët në shumën e 50 milionë dollarëve.