"Më përdhunoi mua dhe 18 vajza të tjera"
21/01/2005 TIRANË – E kishte shoqe të ngushtë. Prej kohësh, vajza qëndronte në shtëpinë e tij. Por një ditë miqësia pësoi një "çarje". Vajza është e mitur. Emrin e saj nuk mund ta botojmë të plotë për çështje të etikës, pasi ajo është e mitur. I pandehuri quhet Elidon Hima dhe njihet si një prej pjesëtarëve të grupit të "Kartelës", të cilët u arrestuan në vitin 1998 dhe më pas u dënuan për disa krime të kryera në Tiranë.
I pandehuri
Elidon Hima pas arrestimit pati mundësinë të kryente dënimin dhe t'i kthehej normalitetit. Tashmë ka ardhur përsëri në bankën e të akuzuarve, me një akuzë tepër të rëndë. Vajza nga Tropoja, me inicialet M.P., ka dhënë deklarime kundër të pandehurit, madje ka treguar të gjitha emrat e vajzave që janë përdhunuar nga Hima, ka kërkuar mbrojtje të veçantë dhe statusin e dëshmitares. Të mërkurën para gjyqtares Enkela Bajo është bërë sigurimi i provës, midis vajzës së dëmtuar dhe të pandehurit, të quajtur Elidon Hima. Në këtë seancë u bë e mundur vetëm pyetja e vajzës. Nxjerrja e të dhënave të reja, bëri që avokati mbrojtës të gjendej i papregatitur dhe të kërkojë një seancë tjetër për të bërë pyetje, pasi të jetë njohur me materialet e dosjes.
Dëshmia
"Elidoni nuk më ka përdhunuar vetëm mua. Në duart e tij kanë rënë pre edhe 18 vajza të tjera, të cilat, pas përdhunimit kërcënoheshin me jetën. Në disa raste, përdhunimet, Elidoni i ka bërë në praninë time. Kjo histori ka filluar që prej dy vitesh". Kështu e ka filluar deklarimin e saj para gjyqtares Enkela Baja, vajza me inicialet M.P., 17 vjeçe nga Tropoja, por banuese në Tiranë. Pyetjeve të drejtuara nga prokurori Armand Gurakuqi, e dëmtuara i është përgjigjur pa problem. Madje është betuar se do të tregojë edhe emrat e 18 vajzave të tjera, të cilat janë përdhunuar në të njëjtin motel. Vetë vajza është shprehur para gjykatës se është dhunuar në prani të një vajze tjetër, po e mitur.
Përdhunimet
Elidoni, sipas saj, i ka marrë vajzat në makinën e tij dhe i dërgonte në një motel në periferi të Tiranës, ku shkonte gjithnjë në raste të tilla. Tortura niste me radhë. "Elidoni, pasi më përdhunoi mua, më detyroi ta ndihmoja. Unë mbaja vajzën tjetër, ndërsa ai kryente marrëdhënie me të. Këtë gjë e ka bërë edhe me të tjerat". Më tej, e dëmtuara shtoi se Hima e ka kërcënuar me vdekje atë dhe familjen, në rast se do të bënte kallëzim në polici e do të tregonte fakte në Prokurori. Vetë i pandehuri është kapur i befasuar nga deklarimet e bëra para gjykatës nga e mitura. Edhe pse në disa momente shoku i "Kartelës" është munduar të kundërshtojë, e dëmtuara ka reaguar përsëri.
Reagimi i të akuzuarit
Elidon Hima ka kërkuar përsëri seancë ballafaqimi me M.P. Ai është shprehur se do të bëjë disa pyetje dhe me faktet që do të nxjerrë, do t'i tregojë gjykatës se e përdhunuara ka qenë bashkëpunëtore me të në disa raste. Sipas të dhënave që ka nxjerrë vetë i pandehuri M.P., me lojën që po bën, kërkon të përfitojë nga burgu. Por ndryshe ka thënë në deklarimet e saj pas betimit, 17-vjeçarja. Prokurori Armand Gurakuqi, ka deklaruar se pas marrjes së dëshmisë, të dëmtuarës i është propozuar t'i jepet mbrojtje e veçantë dhe statusi i dëshmitares. Në fund të seancës, gjyqtarja Enkela Bajo caktoi një datë tjetër, ku e dëmtuara do t'i përgjigjet pyetjeve të pandehurit.
Elidon Hima u dënua me gjashtë vite burg
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e deklaroi fajtor Elidon Himën për veprën penale të pjesëmarrjes në bandën e Eduart Ymerit, të ashtuquajturit "Kartela" dhe për vjedhje makinash. Për këtë akuzë, ai u dënua me 6 vite burg, ndërkohë që dënimi u reduktua në Gjykatën e Apelit. Hima arriti të bënte më pak se tre vite heqje lirie. Gjatë viteve 1997–1998, Elidon Hima dhe shokët e tij të grupit kanë patur kontradikta me të ashtuquajturën banda e "Yzberishtit". Gjithashtu, ata kanë patur konflikte edhe me Filip Gjeloshin. Hima është një nga pjesëtarët që ka përfituar nga drejtësia në fazën e parë. Ai u gjend fajtor për vjedhjen e disa makinave dhe për armëmbajtje pa leje.