Irena: Mos më kërkoni sdo më gjeni kurrë
21/01/2005 Mos më kërkoni më sepse nuk do të më gjeni kurrë. Unë nuk e dua më babanë tënd, prandaj do të largohem. Të lutem betohu se nuk do ia tregosh këtë që po të them babait tënd, para se unë të kem ikur..." Bruno Musho, djali i Irena Selit dhe Agim Mushos flet nga Gjermania për zhdukjen e nënës, duke pwrcjellw sias tij, fjalwt e saj tw fundit. Biseda më mamanë një natë para ikjes, premtimi për të mos u kthyer më kurrë, historia e mbaruar me të atin, lënia e kërkimeve për adresën e saj. Ajo ka ikur në Amerikë, ajo ishte ëndërra e saj e madhe, ajo...
E keni kërkuar nënën pas zhdukjes?
Po e kam kërkuar. Madje në internet kam kërkuar goxha, ndonjë mundësi të gjetjes së adresës së saj. Një numër telefoni në Amerikë, të cilit i kam rënë disa herë, por me del sekretaria telefonike. Pastaj e kam lënë.
Ka dashur ajo të largohet nga babai?
Ajo e ka pasur ëndërr Amerikën dhe këtë e përsëriste shpesh herë. Duke thënë se do të largohej një ditë.
Të afërmit e nënës akuzojnë babain për zhdukjen e saj?
Absolutisht nuk mund të jetë e vërtetë. Eshtë vetëm një gënjeshtër, dikush e ka sajuar.
Kur jeni takuar me nënën tuaj për herë të fundit?
Një natë para se të largohej, para se të udhëtonte për në Shqipëri. Ajo dhe unë biseduam vetëm me njëri tjetrin.
Çfarë ju ka thënë?
Ajo më ka thënë se unë nuk e dua më babanë prandaj kam vendosur të largohem. Më këkroi të betohesha që këtë të mos ia thoja babait, para se ajo të ishte larguar dhe unë e mbajta këtë premtim. Ishte e bindur për atë që po bënte. Më tha që të mos e kërkonim. Mos më këkoni më sepse nuk do të më gjeni kurrë më tha, është e kotë. Kështu që unë nuk e kërkoj, ndoshta ajo do të na kërkojë vetë ndonjë ditë.
Po me dajën tuaj keni folur?
Kam biseduar me të para dhe pas largimit nga Shqipëria. Daja më ka thënë së nëna ndodhet në Amerikë. Këtë duhet tia bësh të ditur dhe babait mw ka thwnw ai. Ti thuash atij që nuk ka më punë me mamanë, secili ka jetën e tij dhe skanë më punë me njëri-tjerin.
Marëdhëniet tuaja me mamanë si kanw qenw?
Unë kam pasur marëdhënie shumë të mira me nënën time. Ajo dhe herë të tjera kishte thënë që do largohej dhe kjo ikje nuk ishte e papritur. Por ne nuk na e donte zemra që të ndodhte kjo. Unë jam i bindur se ajo është në Amerikë, pasi ishte shumë e bindur dhe e prerë kur e thoshte se do të ikte atje.
Ju keni të afërm në Amerikë, ku mendoni se ka vatjur nëna juaj?
Po nëna ka të afërm atje, ndonëse unë nuk kam mbajtur kontakt dhe nuk mund të them se ku janë.
Ia thatë babait bisedën me nënën?
Po, ia kam thënë pas largimit të saj.
Si ka reaguar ai?
Ai është shumë i mërzitur për këtë gjë, është vazhdimisht i shqetësar. Presim që nëna të na kontaktojë, të na marrë në telefon, të flasë me ne.
Do të ktheheni në Shqipëri?
Besoj se së shpejti do të vimë në Shqipëri. Unë studioj ashtu si ime motër dhe sa të rregullojmë punën me shkollën do të kthehemi. Motrën e kemi mbajtur larg kësaj historie, ndonëse ajo ështw shumë e mërzitur dhe e shqetësuar.
Musho: Kemi kaluar në port në Durrës, pasaportat janë vulosur, e regjistruar në kompjuter
Bashkëshorti: 550 bisedat e Irenës me të dashurin
Agim Musho, bashkëshorti i Irena Selit, në Gjermani pohon se është shumë i qetë dhe do të kthehet për të sqaruar kwtë histori. "Mendoj se e vërteta do të dalë në shesh, kjo ngatërresë e sajuar më së miri do të zbardhet"
E vërteta rreth zhdukjes së bashkëshortes suaj?
Jam fare i qetë. Mendoj se e vërteta do të dalë në shesh. Ajo që ka sajuar ish-kunati im dhe i dashuri i ish-gruas do të meret vesh.
Përse e thoni e këtë dhe ku mbështeteni në pretendimin tuaj?
Në do i kërkoja policisë që të verifikonte numrin e celularit 0682356173, të kontrollojnë bisedat e bëra me 16 dhjetor ditën e zhdukjes së Irenës. Ajo ka folur me të dashurin dhe të vëllanë. Prandja them se kjo ishte e organizuar. Në 2003 ajo më ka kërkuar falje për lidhjen e saj jashtë martese dhe për hatër të familjes ne e lamë pas këtë histori.
Irena pranoi që të mbyllej kjo ngjarje?
Unë kam kontrolluar bisedat që ajo ka bërë me të dashurin nga datat 1 deri më 25 qershor. Janë të paktën 500 bseda të bëra mës tyre. Rena kishte tre numra telefoni.
Ku është Irena sipas jush?
Jma i bindur se ajo ka ikur në Amerikë. Këtë ia ka thënë dhe djalit, se do të ikte.
Ju jeni nisur së bashku për në Shqipëri?
Po ajo më mbushi mendjen që të udhtoja më të për në iranë që të kaloninm pasurinë në emër të djalit. I kishte thën dhe Brunos për këtë, duke i shpjeguar se marrim paatë dhe i japim ne lek babait që të jetojë pastaj. Por im bir nuk ka pranuar. Unë isha dakort se pasurinë për fëmijët e kam.
Si keni udhëtuar drejt Shqipërisë?
Jemi nisur pasdite nga Gjermnania. Kur bëmë gati rrobat ajo solli dhe një çantë jeshile që mua mu duk e dyshimtë. Udhëtuam dhe në Trieste u nisëm në katër të mëngjesit drejt Durrësit. Unë isha shumë i lodhur dhe u shtriva për të fjetur U zgjova në tetë të darkës vajta të pi një kafe. Aty ishin dhe disa të njohur. Ka qenë dhe një shofer i një ambasade shumë të njohur. Kam ndenjur deri në orën një të natës. U ktheva për të fjetur sërish.
Më tej?
Dolëm në orën dhjetë të mëngjesit bashkë me gruan dhe bëmë një xhiro në traget, pimë kafe. Kur po i afroheshim Durrësit i thashë Irenws, për çantën jeshile, se do ta hapim së bashku sapo të mbërijmë në Tiranë. Ajo nuk foli.
Keni hyrë së bashku në pikën e kalimit në portin e Durrësit?
Po. Kjo është e provuar , pasi kmei vulosur pasaportat, kjo është e shënuar në kompjuter dhe në regjistrat përkatës dhe dolëm të dy.
Ku shkuat?
Unë shkova të marr makinën dhe kur dola nuk e pashë Irenën. Kërkova rrotull, shkova te sheshi i taksive, të stacioni i autobuzave, te Ura Dajlanit, por nuk e pashë asgjëkundi.
Nuk i këkruar ndihmë policisë?
Jo. U ktheva në Tiranë dhe shkoba te motra ajo ka jetaur shumë me ne. E pyeta mos kishte ardhiur Irena por nuk dinte gjë, pasi ajo sishte kthyer.
I thashë motrës të ulte çantën jeshile nga makina dhe aty kam parë gjër atë shëmtuara që është mirë të mos i them
Denoncuat pastaj?
Jo kam denoncuar pas dy ditësh. Kam njoftuar dhe të vëllanë. Unë do të rregulloj disa punë dhe do të kthehem në Shqipëri.
Ju jeni pyetur nga prokuroria?
Jo nuk kam dëshmuar në prokurori, nuk më kanë thirrur. Do të kthehem në Shqipëri dhe do jem i gatshëm për policnë dhe prokurorinë derisa të zbardhet ngjarja
INTERVISTA/Flet vëllai i Irena Selit, të zhdukurës 39 vjeçare
"Me Agimin dhe Brunon do
përballemi në Prokurori"
TIRANË -Ylli Seli, thotë se e gjithë e vërteta e historisë së zhdukjes së motrës së tij, një ditë do të dalë në shesh. Ai kritikon qëndrimin e nipit të tij, ndaj nënës kur ajo i akuzohet për imoralitet. Thotë se është kërcënuar në telefon dhe se ka bërë kallëzim në polici. Ylli, pohon se Agim Mushon dhe djalin e tij, i lidhin intersa të mëdha, ndërsa nuk beson se një burrë shqiptar, mund ta kishte falur në këtë mënyrë gruan qw e tradhwton, nëse kjo do tw kishte ndodhur.
Zoti Seli, ne kontaktuam me Agim Mushon dhe djalin e tij Bruno që ndodhen në Gjermani. Agimi thotë se e gjithë ngjaja zhdukjes së motrës tuaj, është një sajesë e Irenës dhe të dashurit të saj. Çfarë mund të na thoni për këtë?
Janë fantazitë e tyre. Asnjë gjë nuk është e vërtetë. Ata do të vinjë në Shqipëri një ditë, me ose pa dëshirë dhe ne do të përballemi në hetuesi. Ndoshta shteti ia ka bllokuar llogaritë bankare Agimit dhe ai nuk mund të qëndrojë më gjatë në Gjermani.
Agim Musho, mendon se largimi dhe zhdukja e Irenës, është e organizuar nga nëna e saj, ju dhe nga i dashuri, çfarë mendimi keni për këtë, a keni qenë ju pjesë e këtij plani?
Zhdukja e Irenës, nuk është e organizuar nga ne. Nëse ne do të kishim organizuar diçka, Irena nuk do të largohej në Durrës pa patur asnjë kontakt me ne. Ajo mund të largohej nga Gjermania. Nëse do të kishte ardhur në Tiranë dhe nëse do të na kishte kërkuar ndihmë të gjithë do ta kishim ndihmuar. Por ajo është zhdukur në Durrës, pas patur asnjë kontakt apo bisedë me ne.
Agimi flet për një të dashur të Irenës?
Agimi ka thënë se Irena kishte një të dashur. Këto janë akuza ordinere. Irena për të gjithë ata që e kanë njohur, ka qenë një zonjë e madhe dhe të gjithë e kanë nderuar. Ndërsa ato që thuhen nga ata që nuk e njohin, nuk na interesojnë. Agimi ka bërë sajesa në këtë rast dhe për këtë unë nuk dua të replikoj. Ne i kemi mbledhur të gjitha deklarimet e tij dhe do ti mbledhim. Një ditë ato do ti çojmë në hetuesi nëse policia dhe Prokuroria nuk i mbledhin ato. Nuk besoj se në ndonjë vend të botës e aq më tepër në Shqipëri, burri mund ta falë një grua kur e di se ajo e tradhëton.
Ish-burri i motrës tuaj, thotë se ditën e zhdukjes së Irenës, kanë vulosur dy pasaportat e tyre në port ndërsa Irena është zhdukur?
Nuk e di pse i ka vulosur pasaportat atë ditë. Une jam siguruar se asnjë nga pasagjerët e tragetit qe ka ardhur nga Italia atë kohë, nuk i ka vulosur pasaportat sepse nuk u është kërkuar ta bëjnë këtë. Pasaportat atë ditë i kanë vulosur në portin e Durrësit, vetëm udhëtarët që dilnin nga Shqipëria dhe niseshin për në Itali.
Gjatë kontaktit që patëm me nipin tuaj Bruno, ai na tha se ti i kishe treguar një natë para ngjarjes, për largimin e Irenës. A është e vërtetë kjo, a ke patur ti dijeni për zhdukjen e Irenës para se kjo të ndodhte?
Nuk është e vërtetë. Janë fantazi.Unë habitem me qëndrimin e këtij djali. Babai i tij i akuzon nënën se ka patur një të dashur dhe Bruno vazhdon të mbajë linjën e të atit. Nuk e di si mund të bëjë kështu një djalë, kur nënën ia akuzojnë kështu. Kam bindjen se Brunon dhe Agimin i bashkojnë interesa të mëdha. Ndryshe ai djalë nuk mund të mbajë këtë qënrim kur nënën ia akuzojnë si imorale.
Çfarë mendoni për gjithë ato që thotë Agimi për ngjarjen?
Ai është para së gjithash kotradiktor. Ashtu siç janë publikuar thëniet e tij, janë kuptuar edhe kontradiktat e atyre gjerave që flet për ngjarjen dhe për motrën time. Unë e di se këto kontradikta një ditë do të sheshohen. Një ditë do të kuptohet ai që ka thënë të vëtetën dhe ai që ka gënjyer. Edhe akuzat e tij në adresë të motrës time për imoralitet, do të verifikohen nga koha, nga njerëzit, nga policia dhe Prokuroria. Nëse ata nuk e bëjnë, këtë do ta kërkoj unë.
Keni patur ndonjë telefonatë nga ndokush që mund të ketë parë Irenën, a keni patur ndonjë kërcënim?
Jo, telefonata nga persona që mund ta kenë parë Irenën nuk kemi patur. Por telefonata kërcënuese po. Unë kam bërë kallëzim në komisariatin numër 1 të policisë sepse jam kërcënuar në telefon. Jemi kërcënuar unë dhe të afërmit e mi.
KRONOLOGJIA E ZHDUKJES
15 dhjetor 2004
Irena Seli dhe burrri i saj, Agim Musho pronar i kompleskit “Bruno”, nisen në një udhëtim nga Gjermania për në Shqipëri. Ata udhëtojnë me makinën e tyre deri në Itali, ndërsa marrin tragetin nga porti i Triestes për në Durrës.
16 dhjetor 2004
Personeli i portit të Durrësit, vulos pasaportat e dy bashkëshortëve të cilat mbërrijnë në Durrës. Agim Musho thotë se gruaja është larguar në këtë moment, pasi e kishte lënë tek makina. Familja e Irenës, thotë se ajo nuk ka mbërritur në Durrës.
20 dhjetor 2004
Pas publikimit të ngjarjes, Agim Musho paraqitet në komisariatin e policisë numër 2 të Tiranës dhe denoncon zhdukjen e gruas, katër ditë pas ngjarjes. Policia fillon veprimet e para të hetimit, pyetet paraprakisht Agim Musho për rrethanat e ngjarjes.
23 dhjetor 2004
Pasi mësojnë se bashkëshorti i Irenës ishte larguar në Gjermani, familja e të zhdukurës shkon në Durrës dhe bën kallëzim penal për ngjajen. Hetuesit e policisë marrin deklarimet e personave të afërt. Ata thonë se Irena kishte hipur në tragetin që është nisur nga Trieste, pasi kishte folur me motrën e saj në Gjermani.
12 janar 2004
pas disa hetimeve paraprake, policia e komisariatit numër 2 në kryeqytet, ia kalon dosjen Prokurorisë së Tiranës. Fillojnë hetimet për rrëmbim personi.
16 janar 2004
Agim Musho nga Gjermania, thotë se zhdukja e Irena selit, ka qenë një ngjarje dhe një inskenim i planifikuar prej saj. Musho e akuzon ish-gruan e tij për lidhje intime me një punonjës të policisë.
18 janar 2004
Merren në pyetje në prokurorinë e Tiranës, vëllai dhe daja i Irenës. Ata shprehin dyshimet e para për vrasje, ndaj Agim Mushos ndërsa thonë se ai është larguar në Gjermani, pa mësuar asgjë për të shoqen.
19 janar 2004
Dosja penale për zhdukjen e Irena Selit, i kalon për hetim Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Hetuesit e këtij institucioni thonë se dosja ka vetëm tre prova dhe se verifikimet e ngjarjes janë neglizhuar.