Kapelo: Sukseset të lodhin
21/01/2005
Simpatik dhe efikas në fushë. Fabio Kapelo ka qenë përherë kështu, një trajner fitues dhe i ashpër i Milanit, Real Madrid, Romës, Juventusit. Ai thotë: “Çfarë duhet për të fituar me skuadra të tilla?” “Fitoret i kam arritur dhe me shumë sukses, preçizon ai te ‘Republika’. Nuk e di, a mund të thonë të gjithë kolegët e mi kështu. Ndoshta do të mësonin më shumë futbollin dhe më pak taktikën”. Fabio Kapelo, të dielën mbush katërqind pankina në Serinë A: ka fituar tituj dhe kupa në të gjitha skuadrat, edhe te Roma, ku fitoret e fundit i përkisnin kohës së Xhiulio Çezare. Trajneri aktual i Juventusit flet edhe për tifozët romanistë, të cilët e akuzuan për largim të padrejtë verën e kaluar: “Nuk ka qenë aspak një largim i padrejtë nga kryeqyteti, thotë trajneri juventin. Jam larguar në mënyrën më të mirë me ata që më qëndronin afër dhe gjithashtu me familjen Sensi: ideja ime ishte për të shkuar në Spanjë”. Por, në fakt ishte Torino, zgjedhja e tij: “Ajo frazë, që nuk do të stërvisë anjëherë Juventusin, është thënë me një kuptim tjetër. Nuk e kisha menduar asnjëherë që do të më thërriste Zonja e Vjetër. Por ka diçka që më ka ngelur në mendje nga Roma, thotë Fabio Kapelo, në vitin e fundit. Parrullat në “San Siro”, në ndeshjen e kthimit, të Kupës së Italisë me Milanin. Kapelo largohu! Nuk besoja se e meritoja”. E ardhmja e tij ka marrë format bardhezi. Kapelo dëshiron të lërë shenjat e tij edhe në Torino: “Kam fituar te të gjitha skuadrat dhe shpresoj të fitoj edhe këtu. Ky është mendimi që kam në kokë në çfarëdo skuadër që të shkoj. Në një ekip si ky i Juventusit, ndoshta do të jetë më e lehtë të fitosh, sepse ka një grup të mrekullueshëm dhe një staf të jashtëzakonshëm”. Më pas flet për fairplay dhe për arbitrat: “Futbolli është një sport egoist, thotë Kapelo, i krijuar për burra të vërtetë. Edhe Lipi është me të njëjtin mendim që lojtarët tanë shikohen me sy tjetër jashtë Italisë. Rrinë të shtrirë çerek ore në tokë dhe kur e shohin që arbitri nuk ka ndërmend të fërshëllejë, ngrihen sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ka ardhur koha që ta mbyllim me këto gjëra”. Ne e mbyllëm duke folur për merkaton dhe për Del Pieron: “Në merkato asnjëherë nuk i dihet, gjithçka mund të ndodhë. Ndërsa, Del Piero është një lojtar shumë i mirë, por po të mos jetë në formë, nuk do të luajë. Unë nuk dua të rrezikoj, sepse Milani është shumë afër nesh dhe po ecën me një ritëm të jashtëzakonshëm. Siç e kam thënë edhe më përpara, shpresoj të jemi të parët deri në fund të kampionatit”.