E Diel, 1 Nëntor 2026

Albtelekom asnjë investim, kabllot telefonike si rrjeta merimangash

Me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit telefonik apo shërbimit të pajisjes së qytetarëve me sinjal interneti, Kompania Albtelekom nuk ka bërë asnjë investim në infrastrukturën teknike që nga privatizimi i saj. Kështu, infrastruktura teknike e këtij shërbimi, jo vtëm mbetet në kushte të mjerueshme, por kabulli i përçues i sinjalit telefonik bëhet pengesë edhe në kryerjen e shërbimit të energjisë elektrike, pasi ata janë vendosur në shtylla të njëjta. Në vend që të kalojnë nën tokë, telat e shërbimit telefonik fiks, janë lënë në ambjet të hapur, të varur nëpër shtylla apo në forma të tjera. Kushtet teknike të përcjelljes së sinjalit telefonik, nuk përputhen aspak me tarifat e vendosura nga 5 kompania për qytetarët. Nëpërmjet kësaj infrastrukture teknike të amortizuar, Kompania Albtelekom, kohët e fundit ka ofruar edhe një shërbim tjetër për qytetarët, pikërisht  teknologjinë e re të internetit ADSL. Ky shërbim ofrohet nëpërmjet linjës telefonike që qytetari disponon në shtëpi, kundrejt përzgjedhjes së disa paketave që përmbajnë çmimet sipas shpejtësisë së sinjalit. Por, gjendja e infrastrukturës teknike, nëpërmjet të cilës përçohen këto dy shërbime, bie në kundërshtim me Ligjin Nr. 9918, dt. 19.5.2008 për Komunikimet elektronike. I cili përcakton se ofruesi i shërbimit të komunikimeve publike, duhet të sigurojë infrastrukturën efiçente në komunikimet elektronike për të garantuar shërbimet e duhura dhe të përshtatshme në një territor të caktuar. Ndërkaq, nga ana tjetër, rrjeti i komunikimeve elektronike, jo vetëm që është lënë në mëshirë të fatit, por deri më tani  nuk është marrë asnjë masë ndërhyrje në përmirësimin e rrjetit ekzistues. Sipas qytetarëve, sistemi i transmetimit të rrjetit të telekomunikacionit është teje i amortizuar, dhe kjo shpesh herë është bërë shkak në uljen e cilësisë së shërbimit. Për të pasur sinjal interneti në shtëpi, zgjodha shërbimin e ofruar nga Kompania Albtelekom, meqenëse kisha edhe një linjë interneti në shtëpi dhe ky shërbim ishte tepër ekomomik dhe i shpejtë sipas reklamës së kompanisë. Shpejtësia varet nga paketa e përzgjedhur më parë që përcakton shpejtësinë e transmetimit. Megjithatë, infrastruktura teknike e këtij shërbimi len për të dëshiruar. Kabujt e telefonik, nëpërmjet të cilëve kryhet edhe shërbimi ADSL, janë të ekspozuar në ambient të jashtëm, të varur nëpër shtylla dhe krejtësisht të pasigurt.  u shpreh për gazetën SOT, familja Sula. Infrastruktura e amortizuar e rrjetit të komunikimeve elektronike të Kompanisë Albtelekom, është i njëllojtë në të gjitha zonat e kryeqytetit, ndërkohë, çdo qytetarë është koshient për këtë fenomen, kur shikon në çdo vend telat e telefonit nëpër rrugë, shtylla dhe të ekspozuar ndaj shiut. Por zonat më problematike është Rr. Mihal Grameno, Allias, Ali Demi etj., ku linjat telefonike janë në një kaos të vërtetë. Kështu, vihet re një mungesë bashkëpunimi midis, kompanisë në fjalë dhe firmave të ndërtimit të rrugëve, në mënyrë që krahas bërjeve të kanalizimeve të shtrihen edhe kabujt telefonik.     
Shërbimi ADSL dhe infrastruktura teknike
ADSL është shërbimi më i fundit që ofron Kompani Albtelekom, është një teknologji, nëpërmjet të cilës ofrohet sinjali i internetit në shtëpi të qytetarit. Shërbimi merret nëpërmjet linjës telefonike nëse disponon qytetari dhe infrastruktura e teknike është po rrjeti ekzistues. Sipas kompanisë, cilësia dhe shpejtësia e shërbimit varet nga përzgjedhja e paketave që janë në treg nga ana e qytetarit që dëshiron këtë shërbim. Instalimi i këtij shërbimi behët falas. Ana pozitive e shërbimit ishte se eliminonte filozofinë e tarifimit në kohë, pasi me këtë radhë kostoja është fikse pa kufizim kohor. Megjithatë, infrastruktura teknike e këtij shërbimi është në kushte skandaloze, pasi nuk ka pasur asnjë investim për përmirësimin e kësaj infrastrukturës.

Last Updated on Wednesday, 15 April 2009 22:35

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›