E Diel, 1 Nëntor 2026

Bursa për studentët që do të pranohen në 10 universitetet më të mira të botës

Këshilli i Ministrave mori dje vendimin ti paguajë shpenzimet për shkollimin për të gjithë studentët shqiptarë që do të pranohen në 10 universitetet më të mira të botës. Ky vendim merret në kuadër të fondit të ekselencës për të mbështetur studentët shqiptarë me rezultate të shkëlqyera, që arrijnë të pranohen në universitetet më të mira të Evropës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikë, në të gjitha nivelet e studimit, diplomë e nivelit të parë, master dhe doktoraturë. Studentët që do të përfitojnë nga kjo nismë e qeverisë shqiptare, do të kenë detyrimin të kontribuojnë në Shqipëri për një periudhë shtatë vjeçare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›