Hapet seksioni dygjuhësh shqip-gjermanisht në gjimnazin Sami Frashëri
Nxënësit e gjimnazit Sami Frashëri në Tiranë, duke nisur nga viti i ardhshëm shkollor, do të mund të regjistrohen në seksionin dy gjuhësh shqip-gjermanisht. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Bernd Borchardt, nënshkruan në MASH një Memorandum Bashkëpunimi për hapjen e një seksioni dygjuhësh gjermano-shqiptar në gjimnazin e kryeqytetit. Ky seksion, krahas mësimit intensiv të gjermanishtes, përfshin dhe mësimdhënien e lëndëve të caktuara në gjuhën gjermane, si matematikë, gjeografi, fizikë dhe kimi. Në fund të shkollës këta nxënës kanë mundësi të japin provimet e maturës në shqip dhe gjermanisht.
Gjithashtu, gjuha e huaj gjermanisht, do të ofrohet edhe në shkollat 9-vjeçareFan Noli, Avni Rustemi dhe Jeronim De Rada. Ministri Beja vlerësoi nënshkrimin e marrëveshjes, duke theksuar se nxënësit që mbarojnë këtë seksion dygjuhësh, i bëjnë lëndët edhe në shqip edhe në gjermanisht dhe në fund të studimit, përveç Dëftesës shqiptare të Pjekurisë marrin edhe një Diplomë të Gjuhës Gjermane, që certifikon marrjen e njohurive në gjuhën gjermane sipas standardit gjerman. Ministri Beja e falënderoi Ambasadorin gjerman edhe për tekstet e lëndëve shkencore të gjimnazit, të ofruara së fundi, në kuadrin e përpjekjeve që bën MASH-i për futjen e teksteve të lëndëve shkencore të gjimnazit nga vendet e BE-së me arsim të konsoliduar dhe në përputhje me programet e kurrikulat e miratuara nga shteti shqiptar.