Sqarim publik i përsëritur për Fatmir Mediun, lidhur me marrëdhëniet e Partisë Republikane me pronarët
Nga Rrapo Hajredin DANUSHI
Me afrimin e fushatës elektorale kryesia e Partisë Republikane po fton përsëri pronarët tju japin votën, por në ndryshim nga premtimet e fushatës së vitit 2005 dhe më parë, tani flet për kompensim të mundshëm. Vetë koha ka nxjerrë në pah se ky ekip drejtues realisht zbaton linjën antikombëtare dhe antipronar të Katovicës. Duke ju referuar deklaratave të fundit të z. Fatmir Mediu dhe Arian Madhi të bëra publike në shtyp dhe në televizor, është e vërtetë se deri në vitin 2005, P. R. ka thënë zërin e shoqatës dhe formalisht e ka firmosur dhe projektligjin e hartuar nga ne, por në realitet e pengoi atë. Fatmir Mediu e di fort mirë se ku ka qenë ai dhe P. R. dhe se vetëm me mbështetjen e pronarëve, ai nga hiçi u kthye në parti parlamentare dhe sot së paku duhet të kërkojnë ndjesë se nuk i mbajtën premtimet. Janë nismat e PR, të Arian Madhit etj që mundësuan që ligjet ekzistuese pas vitit 2005 të përkeqësoheshin në dëm të pronarëve të ligjshëm. Nuk i dimë dhe nuk na interesojnë shkaqet pse P. R pas vitit 2005 zbatoi komandat antipronar për të mbajtur peng pronarët dhe për të miratuar fillimin e legalizimeve dhe të kompensimeve pa përfunduar kthimi fizik. Në deklarimin e fundit paraelektoral zoti Fatmir Mediu deklaroi se Partia Republikane do vazhdojë të ngrejë zërin për kompensimin e ish-pronarëve dhe vazhdoi se ka akoma shumë për të bërë dhe për këtë unë i them ish-pronarëve, se Partia Republikane, si përherë do të jetë në krah të tyre, për të përfunduar kompensimin përfundimtar të mundshëm për ta. Ju zoti Mediu doni votat që të luftoni për kompensim përfundimtar të mundshëm, Ju zoti Mediu ashtu si pseudosocialistët thoni akoma ish-pronarët!! Jo zotëri, nuk jemi ne shoqata por pronarët nuk do tju lejojnë. Unë dhe kryesia e shoqatës së pronarëve, nuk dimë të themi nëse këtë qëndrim e keni si rezultat i lugës së çorbës që keni gëlltitur apo keni arsye të tjera që po e shtoni më tej mëkatin tuaj. Gjithçka jua kemi thënë në shtyp dhe për të mos përsëritur të njëjtat gjera ju kërkojmë: A keni mirësinë ti jepni përgjigje kritikave publike në shkrimet kritike të shumta të botuara, nga të cilat duke përmendur vetëm disa ju kujtojmë shkrimin me titull Përsëri për deputetin Arian Madhi dhe të gjithë ata që mendojnë se mund të tallen me pronarët, që është botuar me datë 25 Janar 2009 në gazetat Koha jonë, Ndryshe, Sot, Tema dhe me datën 30 Janar në gazetën Telegraf. Shkrimin tjetër të botuar me datë 7.04.2009 në gazetat Tema, Ndryshe, Sot dhe të nesërmen në gazetën Libertas ku ju kam sqaruar imtësisht për raportet e pronarëve me P. Republikane dhe pse ju kërkojmë të mos i dëmtoni dhe mashtroni më tej pronarët. Keni hezituar të përgjigjeni po ashtu shkrimit e botuar në datën 8 dhe 9 Prill 2009 në gazetat Tema, Sot, Telegraf, Lajm ku sqarohet se platformës tuaj antipronar shpejt do ti vijë fundi dhe duhet të kuptoni se ato që janë arritur dhe do të arrihen nga pronarët nuk janë merita juaj. Roli dhe kontributi juaj ka qenë për ti zgjatur jetën babëzisë së politikanëve dhe korrupsionit pushtetar me pronat tona. Shkrime që tregojnë se cilët jeni ju që drejtoni P.R. ka shumë por nuk mund të le pa ju përmendur artikullin e pronarit nga Shkodra dhe anëtarit të kryesisë së Shoqatës tonë zotit Njazi Muka, i botuar me datë 26.04.2009 në gazetat Ndryshe dhe Metropol. Sa për gazetën Republika, e cila nuk bënte asnjë lloj censure para vitit 2005 dhe botonte të gjitha shkrimet tona, aty prej kohësh mund të gjesh shkrime me vlerë dhe interesante se si mjekohet lemza dhe majasëlli por refuzohen të botohen shkrimet tona ku ankohemi se vazhdon të shkelet neni 181 i Kushtetutës dhe kritikat tona se ju i jeni futur një rruge antikombëtare. Sot për gazetën Republika nuk mund të pretendohet të jetë një shtyp që të mundësojë debat parimor për këto probleme themelore me rëndësi kombëtare. Megjithatë kjo është konstatim i yni dhe përgjegjësi e kryeredaktorit të kësaj gazete të pavarur që ta analizojë. Ju z. Drejtues të Partisë Republikane nuk keni pasur kurajon ti përgjigjeni as artikujve të Shoqatës Bregdeti, me të cilat trajtohet korrupsioni me pronat turistike dhe janë po njëlloj si problemet tona. Në zgjedhjet e 2005, ju e kujtoni shumë mirë se si ju mbështetën në qytete dhe në fshatra pronarët e bregdetit Vlorë-Sarandë dhe mashtrimin që ata kanë pësuar . Nga gazetat që kam në dispozicion me shkrimet e Bregdetit ju përmend atë datë 7 mars 2009 botuar në gazetat Sot, Ndryshe, Tema. Artikullin e datës 15.03.2009 të botuar në gazetën Tema dhe me datë 17.04.09 në gazetën Ndryshe, ku kryetari i saj z. Niko Nesturi ju fton publikisht për lënë premtimet false dhe për të vepruar konkretisht para zgjedhjeve të Qershorit 2009 duke korrigjuar gabimet me trojet turistike. Po ashtu shkrimin e datës 21.04.09 Thirrje pronarëve bregdetas botuar në gazetat Tema dhe Ndryshekanë mbetur pa përgjigje nga ana juaj. Mendoj se kryesia e shoqatës tonë po ashtu por dhe ajo e Bregdetit me të cilën na lidhin të njëjtat halle dhe probleme ka qenë e hapur e durueshme dhe shumë e sinqertë me ju kryesinë e Partisë Republikane por nuk do lejojmë që të vazhdojë mashtrimi me kompensim, që nuk mund të përfundojë as pas 1000 vjetësh. Ne ju kemi bërë të ditur publikisht në shtyp se jeni në rrugë të gabuar se po vazhdoni të thelloni mëkatet tuaja. Këtë më mirë se gjithçka e tregon gjendja e sotme e anarkisë së titujve të pronësisë. Kontributi i Partisë Republikane janë premtimet e bukura dhe degradimi kërkesës tonë nga kthim fizik në kompensim të cilës tani ju zoti Mediu po e shtoni në kompensim i mundshëm. Mos vallë mendoni se pronarët ju kërkojnë lëmoshë dhe duhet të rrinë urtë e tu falenderojnë. Gaboheni dhe në këto zgjedhje do ta pësoni. Kthimi fizik duke respektuar origjinën e pronës dhe titujt e pronësisë sipas kadastrës së para kolektivizimit komunist bën zgjidhjen përfundimtare dhe të qëndrueshme të pronës. Këtë e kanë thënë publikisht jo vetëm ambasadori i B.E. zoti Lohan, ambasadori i Britanisë Madhe, Francës Gjermanisë etj dhe këta nuk kanë qëllim të largojnë pronarët nga një parti dhe ti afrojnë me një tjetër. Ju deri sot keni kamufluar zbatimin e udhëzimeve të Katovicës, pronën e pronarëve të shtetëzuar padrejtësisht nga komunizmi e trajtuat si pronë të shtetit dhe e vutë në dispozicion të klanit që fiton pushtetin dhe me këtë mentalitet ju futët përfitimeve vetjake dhe klanore. Kompensimi është mashtrim që ju shërben politikanëve që kanë përfituar padrejtësisht nga anarkia e titujve të pronësisë dhe është një politikë e egër klanore dhe barbare kundër pronarëve të ligjshëm, është politikë që përfundon në tradhti e interesave kombëtare. Nuk jemi kundër legalizimeve as kundër kompensimeve por ju kemi paralajmëruar shumë herë për këtë politikë antikombëtare dhe ju në thellim të kësaj rruge të gabuar keni mbështetur legalizimet e ndërtimeve të paligjshme të personave të tretë në tokat që ju janë shtetëzuar pronarëve të ligjshëm. Pasojat dihen dhe ju po i vuani. Po ashtu e ardhmja e kësaj politike kuptohet, por më parë analizoni dhe jepni përgjigje pse është kjo situatë. Pse kërkesat e ambasadorit të Britanisë Madhe, të Francës, Gjermanisë etj për domosdoshmërinë e respektimit të titujve të pronësisë, kanë rënë në vesh të shurdhër. Pse vazhdoni të spekuloni me durimin dhe qytetarinë e pronarëve të ligjshëm. Sipas jush: A e ka fajin diktatori Enver Hoxha apo hajdutëria postkomuniste që nuk keni kthyer akoma në origjinë as pronat që janë të lira. Edhe sa kohë mendoni se mund ta gënjeni elektoratin dhe ndërkombëtarët. A kanë të drejtë pronarët të kërkojnë që zërin e tyre dhe programin e tyre në Parlament ta thonë me përfaqësuesit e zgjedhur nga vetë shoqata e pronarëve . A mendoni se keni moral tu drejtoheni përsëri pronarëve dhe tu thoni se i keni mbështetur dhe do ti mbështesni, se pronarët do të jenë në rrugë të mbarë nëse do votojnë Partinë Republikane !! A do të jeni të besueshëm apo do të merrni vetëm votat e kryesisë tuaj këtë do ta shikojmë. A nuk do jetë më mirë që kryesia e partisë Republikane përpara gjithë të tjerëve të filloni me kërkesën e faljes publike, për shkeljen