E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli bashkiak vendos për qiraxhinjtë, 180 banesa të reja

27/04/2005  DURRËS – Rreth 180 apartamente të reja do të ndërtohen në Durrës

për familjet, që përfshihen në programin e banesave sociale me qira. Projektvendimi, i cili parashikon ndërtimin e gjashtë pallateve me nga 30 apartamente, është miratuar në mbledhjen e fundit të këshillit të bashkisë. Pas përfshirjes së Durrësit në projekte pilot, të ndërmarra nga ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, zyra urbanistike ka nisur të studiojë vendin e përshtatshëm për gjetjen e sheshit, si dhe nisjen e projekteve. Për ndërtimin e pallateve të reja, bashkia ka afruar një shesh të lirë me një sipërfaqe prej 6.300 m2 dhe të gjithë këtë sipërfaqe toke e ka regjistruar në zyrën e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtëshme në Durrës. Në mbledhjen e këshillit të bashkisë, u mësuar se apartamentet do të ndërtohen në lagjen nr. 14 në Shkozet të Durrësit dhe secili pallat do të lartësohet në gjashtë kate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›