Albtelekom hedh në treg ofertë të re
Albtelekom ka hedhur në treg ofertën e saj të re, paketa “Ekstra” për telefoninë fikse, si dhe superoferta e internetit. Duke aplikuar nga data 19 deri më 29 tetor për një numër të ri fiks, kushdo mund të përfitojë tarifën e instalimit, si dhe një muaj bisedë telefonike FALAS brenda rrjetit “Albtelekom”. Nëse konsumatorët zgjidhin të kenë një numër telefoni fiks nga “Albtelekom”, ata mund të përfitoni një muaj bisede falas. “Albtelekom” ofron mundësinë më të mirë në treg për të pasur shërbimin e internetit me ADSL. Paketa më e re, u krijon mundësinë të gjithëve që të përfitojnë nga superoferta e fund tetorit. Duke filluar nga 999 lekë në muaj klientët e “Albtelekom” mund të shijojnë cilësinë e lartë të internetit. Nga data 19 deri më 29 tetor, kompania ofron tarifën e instalimit, modemin dhe dy muaj internet falas. Çmimet e paketave të shërbimit të ADSL janë ulur deri në 40 për qind, ndërsa është dyfishuar shpejtësia për paketat e tjera, duke u mundësuar klientëve internet pa limit, me cilësi më të lartë, të shpejtë dhe të sigurtë sipas nevojave të tyre. Aplikimi i çmimeve të leverdishme dhe ofrimi i paketave ekonomike për të gjitha kategoritë e klientëve aktualë dhe atyre potencialë të “Albtelekom”, ka qenë një nga premtimet kryesore të kompanisë.