Kriza, bankat rrisin interesat e kredive
Reagimi i bankave shqiptare ndaj krizës botërore ka sjellë asgjë më pak sesa ashpërsim të kushteve të kredidhënies, përfshirë rritjen e interesave dhe kërkesa për kolateral më të madh, bëhet e ditur nga një vrojtim i kryer nga Banka e Shqipërisë.
Shumica dërrmuese e bankave ka diskurajuar biznesin dhe individët për të marrë kredi, ndërkohë që edhe kërkesa ka qenë shumë e ulët, thuhet në rezultatet e vrojtimit të publikuara dje. Perspektiva e keqe makroekonomike dhe gjendja e vështirë financiare e kredimarrësve, janë arsyet kryesore. Bankierët e intervistuar nga BSH për vrojtimin, parashikojnë lehtësim të kushteve të kredidhënies në tremujorin e dytë, por edhe rritje të interesave të kredive, veçanërisht kredive që jepen në euro.
Në vrojtimin e aktivitetit kreditues për tremujorin e parë të vitit 2009, ekspertë të bankave janë shprehur për një shtrëngim të standardeve për kreditë e dhëna bizneseve në një shkallë më të theksuar krahasuar me vrojtimin e mëparshëm.
Kriteret për kredinë dhënë korporatave dhe për kredinë me qëllim financimin e investimeve kanë qenë më të shtrënguara se sa kriteret për kredinë dhënë bizneseve të vogla e të mesme dhe për kredinë për qëllime financimi të kapitalit qarkullues. Faktorët me ndikimin më të madh në shtrëngimin e kritereve të kredisë janë gjendja aktuale dhe e pritshme makroekonomike, si dhe problemet specifike të sektorit ku operojnë firmat. Gjendja e kredive me probleme është një faktor, rëndësia e të cilit në shtrëngimin e standardeve të miratimit të kredive është rritur në tremujorin e parë të këtij viti.
Tkurret kërkesa
Për herë të parë, që kur kredia u bë një mjet i zakonshëm për shqiptarët, kërkesa për të u ul në tremujorin e parë të këtij viti, thuhet në raportin e vrojtimit. Kërkesa neto e ndërmarrjeve për kredi është vlerësuar në rënie dhe negative për tremujorin e parë të vitit - vetëm një e treta e bankave raportuan rritje të kërkesës. Kërkesa e korporatave të mëdha është vlerësuar më e ulët se sa kërkesa e bizneseve të vogla dhe të mesme. Gjithashtu, kërkesa për kredi, për qëllime investimi, është vlerësuar më e ulët se kërkesa për financimin e kapitalit qarkullues. Kërkesa negative e ndërmarrjeve u ndikua, sipas opinioneve të bankave, nga kushtet e kreditimit të aplikuara nga vetë bankat, si dhe nga vlerësimi që bizneset kanë për situatën aktuale dhe të pritshme ekonomike. Nga ana tjetër, nevoja për të financuar kapitalin qarkullues është një faktor që dha kontribut pozitiv në kërkesën e bizneseve për kredi.
Pritshmëria për krizë
Bankat, bizneset dhe individët kanë reaguar më shpejt sesa qeveria përballë krizës botërore. Kështu, sipas vrojtimit, bizneset kanë ulur kërkesën për kredi, kanë marrë kredi vetëm për kapital qarkullues dhe pothuajse kanë ndaluar së investuari. Individët dhe bizneset kanë qenë dyshues nga ideja e marrjes së kredive në euro, duke ndjerë rrezikun në rritje të kursit të këmbimit, ndërkohë që bankat i kanë zgjidhur shumë lehtë problemet me rrezikun, duke ia faturuar të gjitha kostot klientëve. Rënia e ritmeve të kreditimit, si dhe rënia e investimeve, pritet të ndikojë rëndë në punësim dhe në të gjithë ekonominë shqiptare gjatë muajve në vijim. Bankat kanë ndaluar pothuajse tërësisht kreditë për sektorin e ndërtimit, për shkak se gjithnjë e më pak shqiptarë janë në gjendje të përballojnë blerjen e apartamenteve në këtë kohë, ndërsa çmimet e apartamenteve nuk janë ulur në raport me vështirësitë ekonomike.
Kredia e qeverisë, ndikim negativ
Kredia prej 250 milionë eurosh që qeveria pranoi përkundrejt një interesi stratosferik, i ka rehatuar disa banka që veprojnë në Shqipëri, ndërkohë që ka shërbyer si konkurrencë për bizneset dhe individët shqiptarë. Nëse bankat kanë mundësi të kreditojnë qeverinë, ku rreziku është i ulët, me interesa më të larta nga ato që kanë paguar deri më sot bizneset dhe individët, bankat nuk kanë asnjë arsye të kreditojnë me interesa më të lira këto të fundit. Kredia e dhënë për qeverinë, e cila do të ketë një interes real prej minimalisht 11 për qind këtë vit, në një masë të gjerë i është hequr biznesit dhe individëve. Tani këto të fundit detyrohen të paguajnë interesa të ngjashme me ato që qeveria pranon të paguajë me paratë e taksapaguesve.