E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajmërim shokues: Jo Botërorit 2010

Ferrari braktis F1, nëse vitin e ardhshëm do të aplikohet propozimi i Maks Moslit për tavanin e shpenzimeve (45 milionë euro) dhe rregulloren e dyfishtë. Ky vendimi është marrë pas mbledhjes së djeshme në Maranelo të Këshillit Administrativ të "Kokëkuqes". Në takim ishte prezent edhe presidenti Luka Kordero di Montezemolo, i cili ka kundërshtuar rregulloren e re, që Mosli ka ndërmend të imponojë në 2010 në F1. Rregullorja e dyfishtë parashikon lehtësira në rregulloren teknike për skuadrat që do të respektojnë buxhetin e limituar. Më 27 tetorin e kaluar Ferrari kishte kërcënuar se do të largohej nga F1, kur FIA të miratojë përdorimin e motorit unik. Ky ka qenë teksti i komunikatës: "Këshilli Administrativ ka ekzaminuar zhvillimet lidhur me vendimin e marrë nga FIA. Vendime të tilla parashikojnë, për herë të parë në historinë e F1, një kampionat (2010) me një standard të dyfishtë të rregullores, të bazuar në rregulla teknike dhe parametra ekonomike arbitrare. Këshilli e gjykon të padrejtë këtë vendim, ku nuk u morën parasysh arsyet e kundërshtimit të Ferrarit. Sipas mendimit tonë, rregulltat duhet të njëjta për të gjithë. Nëse kjo rregullore do të aplikohet për sezonin e ardhshëm, ne deklarojmë se do të tërhiqemi nga kampionati i Formula 1.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›