Mbërrin 5000 lekëshi i ri
Në datën 15 maj 2009, Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim kartëmonedhën me prerje 5000 lekë me kurs ligjor, emetim i vitit 2007, njoftoi Banka e Shqipërisë. Ajo ruan të njëjtat pamje dhe përmasa me ato të kartëmonedhës 5000 lekë, emetim i vitit 2001. Në kartëmonedhën e re janë shtuar apo përmirësuar elemente që kanë të bëjnë me sigurinë dhe me qëndrueshmërinë ndaj dëmtimeve. Janë ndryshuar firmat e guvernatorit dhe të drejtorit të Departamentit të Emisionit, si edhe viti i emetimit.
Vendimi i vitit 2006 për rishtypjen e kësaj kartëmonedhe është në përputhje me programet e mëhershme të Bankës së Shqipërisë dhe ka si qëllim modernizimin e kartëmonedhës së prerjes 5000 lekë, sipas standardeve më të mira të arritura në fushën e emisionit të parasë. Kartëmonedha e re ka në përbërjen e saj të gjitha elementet bashkëkohore të sigurisë, që përdoren sot në këtë fushë.
Hedhja në qarkullim e kësaj kartëmonedhe i shërben përmirësimit të cilësisë së parasë në qarkullim. Gradualisht, do të tërhiqen nga qarkullimi kartëmonedhat e dëmtuara, duke u zëvendësuar me kartëmonedha të reja.
Kartëmonedha e re e prerjes 5000 lekë, emetim i vitit 2007, ka të njëjtat pamje dhe përmasa me kartëmonedhën e prerjes 5000 lekë, emetim i vitit 2001. Por, ndryshe nga emetimi i mëparshëm, ajo do të ketë përforcime të disa elementeve të sigurisë, si dhe përmirësime të qëndrueshmërisë ndaj dëmtimit.