Albtelekom, rrezikohet shpërblimi i punonjësve
Shpërthimi tragjik i Gërdecit, pasojave katastrofike në
viktima dhe dëmeve të pallogaritshme ekonomike, do
të prekë edhe 2 mijë punonjësit e Albtelekomit, të cilëve
qeveria u kishte premtuar disa rroga shtesë pas mbylljeS
së privatizimit. Qeveria duket se ka pezulluar përkohësisht
vendimin për shpërblimin e tyre. Ndonëse vetëm një javë
më parë, më saktësisht në datën 12 mars, qeveria miratoi një
fond prej 286 milionë lekësh, që do të përdoret për shpërblimin
e punonjësve dhe drejtuesve të lartë "Albtelekomit",
zyrtarët e Ministria e Financave mohojnë që atyre t‘u ketë
mbërritur vendimi përkatës. Ministria e Financave u ngarkua
nga qeveria për të zbatuar vendimin në fjalë. "Ligji e
parashikon shpërblimin e punonjësve të shoqërive publike
të privatizuara, por nuk e bën atë taksative", thotë për gazetën
një drejtues i lartë i Ministrisë së Financave, që nuk ka
dashur të identifikohej. Sipas vendimit të marrë para një jave,
për punonjësit e kompanisë Albtelekom, si shpërblim do të
jepeshin 3 paga mujore dhe për drejtuesit 4 paga mujore. Në
total fondi i caktuar për këtë qëllim ishte rreth 286 milionë
lekë. "Ky fond do të përballohej nga të ardhurat e privatizimit
të "Albtelekom" sha-së" theksohej në draftin e miratuar nga
qeveria. Jozyrtarisht qarkullojnë zëra se tashmë do të përfitojnë
shpërblim vetëm punonjësit që janë larguar nga puna
pas datës së nënshkrimit të marrëveshjes së privatizimit.