E Diel, 1 Nëntor 2026

Të gjesh punë, e vështirë

Ekonomia shqiptare konfirmohet
si e paaftë për
të prodhuar vende të reja
pune. Ky është përfundimi nga
të dhënat zyrtare të punësimit
në rang vendi, të publikuara
së fundmi nga Banka e Shqipërisë.
Sipas këtyre të dhënave
që nga viti 2002 e deri më sot,
ekonomia shqiptare ka mundur
të prodhojë vetëm 16 mijë
vende të reja pune me një mesatare
prej 3 mijë vetash në vit.
Aktualisht, në vend numri i të
punësuarve është në rreth 936
mijë vetë nga 921 mijë që ishte
5 vjet më parë. Punësimi është
rritur me ritme të larta në vitin
2002 deri në 2003 me gati 10
mijë vetë. Më pas në 2004 është
shënuar një rënie e punësimit,
duke zbritur sërish në 920 mijë
vetë. Pastaj rritja ka filluar sërish
në vitin 2005 dhe prej që nga
ai vit numri ka qenë thuajse
konstant me një rritje fare të
vogël. Rritja e punësimit gjatë
dy viteve të fundit ka ardhur
kryesisht si pasojë e rritjes së të
punësuarve në sektorin privat,
ndërsa numri i të punësuarve
në administratën publike ka
ardhur duke rënë.
Sektorët
Punësimi në sektorin e industrisë
gjatë vitit 2007 u rrit me 7
për qind në bazë vjetore, si pasojë
e rritjes me 10 për qind në degët
e industrisë nxjerrëse dhe përpunuese.
Për sektorin e shërbimeve-
hotele, indeksi i punësimit
tregon një rritje prej 8 për qind.
Në sektorin e ndërtimit, numri
i të punësuarve gjatë tremujorit
të tretë ka vazhduar të bjerë,
paralelisht me ngadalësimin e
prodhimit dhe të shitjeve në bazë
vjetore. Sektori i transportit vijon
të regjistrojë një vëllim më të lartë
shitjesh, me një numër më të
vogël punonjësish.
Shteti
Numri i të punësuarve në sektorin
shtetëror ra me rreth 3 mijë
vetë gjatë tremujorit të tretë të vitit
2007 krahasuar me një vit më parë,
ndërkohë që në sektorin e transportit
vijon të regjistrojë një vëllim
më të lartë shitjesh, me një numër
më të vogël punonjësish. Në sektorin
privat u punësuan rreth 5 mijë
vetë. Norma e papunësisë regjistroi
nivelin prej 13.18% në fund të
tremujorit të tretë të vitit 2007. Kjo
normë ra me 0.6 pikë përqindjeje
në nivel vjetor, duke regjistruar
rënien më të lartë të papunësisë
që prej vitit 2004.
Tregu informal
Çuditërisht, rënia e numrit të
të papunëve ka qenë me ritme
më të larta se rritja e numrit të
punësuarve, çka vë në dyshim
saktësinë e të dhënave për shkak
të informalitetit të lartë në vend.
Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë
tremujorit të tretë të vitit 2007
forca e aftë për punë u zvogëlua
me 6 mijë individë në bazë vjetore.
"Shfaqja e kësaj dukurie
në nivele më të larta mund të
jetë rezultat i natyrës informale
të marrëdhënieve të punës, i
emigracionit dhe mospërputhjeS
midis ofertës dhe kërkesës për
punë", thotë banka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›