E Hënë, 2 Nëntor 2026

Albtelekom shitet për 120 milionë euro

07/05/2005  Oferta e vetme për ARMO-n jashtë termave referenciale të tenderit

“Turk Telecom“ ka hedhur në tavolinën e tenderit për Albtelekomin një ofertë të pakundërshtueshme prej 120 milionë eurosh, duke e lënë mjaf të kënaqur komisionin. Konsorciumi i krijuar nga “Turk Telecom“ dhe “Salic Energy“, kanë patur ofertën e vetme nga katër konkurrentë që u prezantun në fazën e fundit të tenderit. Kështu janë tërhequr në momentin e fundit nga gara dhe nuk kanë sjellë asnjë ofertë, “Telecom Sllovenia“ dhe kompania koreano-jugore “Samsung“, të cilat i kanë lënë fushë të lirë veprimi konkurrentëve turqë. Gjithsesi duket se oferta e turqve është e pakundërshtueshme dhe ministri Angjeli është shprehur mjaft i kënaqur në fund të tenderit. “Ju mund të bëni vetë konvertimin dhe të shikoni se oferta shkon në 150 milionë dollarë, ç’ka është një vlerë e mirë për Albtelekomin“, ka deklaruar Angjeli. Por dhe pse nuk ka patur asnjë ofertë tjetër dhe duket se oferta e turqve është në lartësinë e duhur, Komisioni ka deklaruar se do të shfrytëzojë hapësirën kohore prej dy javësh, për të dhënë vendimin përfundimtar. “Kjo kohë do të vihet në dispozion të komisionit për të vlerësuar ofertën financiare dha atë teknike dhe për të dhënë një vendim përfundimtar“, ka deklaruar ministri Angjeli. Por duket se Albtelekomi dhe licensa e tij e operatorit të tretë, mund të quhet e shitur tek turqit. Ndërkaq për ARMO-n, duket se tenderi nuk ka qenë i suksesshëm dhe faktikisht mund të quhet i dështuar. Asnjë ofertë e pranueshme nuk ka ardhur për ARMO-n dhe nga pesë kompani të interesuara vetëm dy kishin sjellë zarfin. “Motor Oil Hellas“ ka deklaruar tërheqjen nga gara dhe nuk ka sjellë asnjë ofertë, ndërkohë që kompania kanadeze “Petro Falk“ i ka propozuar qeverisë shqiptare një ofertë prej 5 milionë eurosh vetëm për licensën dhe një investim prej 30 milionë eurosh në një periudhë 2–3-vjeçare. “Oferta e kompanisë kanadeze është jashtë termave të referencës së përcaktuar në tender“, ka bërë të ditur komisioni gjatë vlerësimit të ofertave. Megjithatë oferta e tyre nuk është kthyer mbrapsht dhe mbështetur në rregullat e tenderit, komisioni do të jetë i detyruar të vlerësojë ofertën e tyre dhe të shikojë mundësinë nëse është e pranueshme apo jo. Duke thënë se oferta e kompanisë kanadeze është jashtë kërkesave të tenderit, pasi qeveria ka nxjerrë në shitje 76 për qind të aksioneve të ARMO-s dhe nuk e ka dhënë atë me koncension, çka do të thotë se pret nga shitja e aksioneve një vlerë shumë më të lartë se ajo e ofruar nga kanadezët. Kështu, sipas të dhënave, fitimi vjetor i ARMO-s është llogaritur në rreth 35 milionë dollarë.

120 milionë euro

për Albtelekom

5 milionë euro

për ARMO

Fermerët përfitojnë naftë pa akcizë

Qeveria i ka thënë ok-ej projektit pilot për skemën e furnizimit me karburant pa akcizë për mekanikën bujqësore në tri zona të vendit. Fermerët do të marrin sipas projektit naftën pa akcizë për të vënë në përdorim mekanikën bujqësore, me kushtin që të punojnë tokën. Zbatimi i projektit pilot për heqjen e akcizës së karburantit, në kuadër të projektit 2KR, rezultoi një model i suksesshëm dhe duket se projekti mori lejen të shtrihet në tri zona të vendit. Projekti i miratuar sot parashikon që të gjithë fermerët që kryejnë punime të mekanizuara në bujqësi, sera me ngrohje dhe subjektet që kanë kaldaja në linjat e përpunimit të qumështit, të furnizohen me karburant dhe lubrifikante pa akcizë.

Përfitimi i drejtpërdrejtë i fermerëve për 6-mujorin e dytë të vitit 2005 pritet të jetë 7 milionë dollarë, ose 60 USD për çdo familje dhe 100 USD nga shtimi i sipërfaqes së punueshme, gjithsej 160 USD për familje.

Përfitimet e projektit

Rritja e sipërfaqes së punuar 15 – 18 për qind

Rritja e shkallës së mekanizimit me 30 për qind

Ulja e tarifave të shërbimeve të mekanizuara 20 – 25 për qind

Rritja e prodhimit bujqësor me 120 milionë dollarë

Albtelekom

51–76 për qind e aksioneve për investitorin strategjik

25 për qind e aksioneve i ofrohet publikut

Albtelekom shitet me licensën e operatorit të tretë

Oferta financiare zë 80 për qind të vlerësimit

Të dhënat teknike 20 për qind

ARMO

76 për qind e aksioneve për investitorin strategjik

24 për qind për shtetin

Oferta financiare 80 për qind të vlerësimit

Oferta teknike 20 për qind të vlerësimit

ARMO ka fitim vjetor prej 35 milionë dollarë

Ofertat për Armo

- -Petro Falk Canada 5 milionë euro për licensë

30 milionë euro për investim

Ofertat për Albtelekom

Telekom Turk & Salic Energy

120 milionë euro për 76 për qind të aksioneve

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›