E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shqipëria po ndryshon shumë shpejt

07/05/2005  Nano takim me Umberto Ranierin

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi dje një takim me zv/presidentin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Parlamentin italian, Umberto Ranieri, njëkohësisht anëtar i Presidencës së demokratëve të majtë italianë. Në këtë takim, dy personalitetet diskutuan mbi hapësirat dhe mundësitë e mëtejshme të bashkëpunimit mes dy forcave politike edhe në të ardhmen si parti gjithashtu të internacionales socialiste. Ranieri në një prononcim për mediat shprehu vlerësimet e tij mbi një nga nga ngjarjet më të rëndësishme të jetës politike të PSSH, tha: “Vlerësoj së tepërmi ekuilibrin dhe vizionin, me të cilin kryetari Fatos Nano foli për situatën në Ballkan, për rëndësinë për të proceduar në drejtim të ecjes përpara dhe më afër me Bashkimin Evropian, dhe rolin që mund të luajë në këtë drejtim një vend si Shqipëria që po ndryshon shumë shpejt. Gjithashtu, e rëndësishme dhe impresionuese në këtë Kongres të PSSH ishte edhe pjesëmarrja e shumë figurave përfaqësuese nga shoqëria civile shqiptare, madje edhe e atyre që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit. Vlerësoj të rëndësishme në fjalën e zotit Nano shprehjen e vullnetit të PSSH, që lidhet me vazhdimin e angazhimeve në drejtim të politikave pozitive për të rinjtë në mënyrë sa më të fortë dhe aktive”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›