Ushtarakët, pension suplementar

07/05/2005 Qeveria miraton projektligjin për rritjen e pensioneve të ushtarakëve. Shtesat do të jepen që nga viti 2004
Pensioni suplementar nis me 40% të masës së pensionit, i parakohshmi nis me 50%
Të gjithë ish-ushtarakët e Forcave të Armatosura të vendit, pavarësisht nga koha kur kanë dalë në pension dhe që e përfitojnë “pagesën” e pleqërisë sipas ligjit, përfitojnë edhe një pension suplementar pleqërie si ushtarak, i cili llogaritet në masën 40 për qind (për vjetërsi shërbimi 15 vjet burrat dhe 12 vjet gratë) si dhe një rritje 2 për qind për çdo vit për këtë kategori, deri në masën e 60 për qind të pensionit të pleqërisë.
U miratua dje projektligji “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të RSH". Projektligji i propozuar është një hap i rëndësishëm konkret përpara në motivimin e ushtarakëve të Forcave të Armatosura, në kushtet e reja të integrimit të vendit në strukturat euroatlantike dhe reformat që Qeveria po kryen në fushën e mbrojtjes. Projektligji i miratuar dje parashikon përfitime suplementare për ushtarakun.
Pension i parakohshëm
Pension i parakohshëm për vjetërsi shërbimi përfitojnë të gjithë ushtarakët aktivë që dalin në lirim/rezervë (bazuar në ligjin mbi gradat dhe karrierën në Forcat e Armatosura) dhe që kanë vjetërsi shërbimi më shumë se 12 vjet për gratë dhe 15 vjet për burrat, me moshë mbi 44 vjet për gratë dhe 47 vjet për burrat. Përfitimi është parashikuar në masën 50 për qind të pagës mujore dhe rritje 2 për qind për çdo vit për këto kategori deri në masën 70 për qind.
Sipas këtij projektligji, në të njëjtat raste, ushtarakët që kanë mbi 5 vjet shërbim përveç përfitimit të 2 pagave të plota, përfitojnë gjithashtu për dy vjet 50 për qind të pagës.
Pension suplementar invaliditeti
Pension suplementar të invaliditetit përfitojnë të gjithë ushtarakët që përfitojnë gjithashtu pension invaliditeti, sipas ligjit. Ata marrin për çdo vit shërbimi një shtesë prej 2 për qind të pensionit, deri në masën 50 për qind të pensionit të invaliditetit.
Pension familjar
Pension familjar përfitojnë personat në ngarkim të ushtarakut, i cili humb jetën, apo ka humbur jetën, në masën 50 për qind bashkëshortja dhe 25 për qind për çdonjë nga fëmijët, apo prindër në ngarkim, deri në masën 100 për qind të pensionit, që i takon sipas ligjit.
Ky projektligj zgjidh gjithashtu problemin e ligjit në fuqi për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakut, i cili i ndan ushtarakët "me status dhe pa status".
Përfitimet që nga viti 2004
Ky projektligj, i cili pas miratimit nga parlamenti do të fillojë zbatimin pas 6 muajsh, do t’i shtrijë efektet financiare nga dita e hyrjes në fuqi të ligjit nr.9210 “Për statusin e ushtarakut” datë 23.3.2004. Pra do t’i përfitojnë këto shtesa që nga viti 2004.
Pension suplementar
Të gjithë ushtarakët fitojnë pension suplementar 40 për qind
Rritje 2 për qind për çdo vit deri në masën 60 për qind
Pension i parakohshëm
Përfitojnë ushtarakët aktivë që dalin në lirim
Me vjetërsi shërbimi: më shumë se 12 vjet për gratë dhe 15 vjet për burrat
Me moshë: mbi 44 vjet për gratë dhe 47 vjet për burrat Përfitimi është parashikuar në masën 50 për qind të pagës mujore, dhe rritje 2 për qind për çdo vit për këto kategori deri në masën 70 për qind
Pension invaliditeti
Veç pensionit marrin dhe atë të invaliditetit
Si dhe për çdo vit shërbimi, një shtesë prej 2 për qind të pensionit deri në masën 50 për qind të pensionit të invaliditetit
Pension familjar
Kur ushtaraku humb jetën
50 për qind të pensionit të tij e fiton bashkëshortja
25 për qind për çdonjë nga fëmijët, apo prindër në ngarkim deri në masën 100 për qind të pensionit
Për punonjësit shkencorë në nivel akademie, pagat sa të pedagogëve
Punonjësit e akademisë, 243 vetë pagat sa pedagogët
Bashkë me rritjen e pagave të pedagogëve në fund të dhjetorit përfituan dhe akademikët, por vetëm një pjesë, ata që kishin poste drejtuese, ndërkohë që të tjerë punonjës të akademive, të cilët nuk kanë poste apo titullin profesor, nuk mundën të përfitonin, megjithëse janë në një shkallë me pedagogët e tjerë. Për këtë arsye, ata protestuan. Dje qeveria miratoi shtesë page edhe për 243 punonjësit kërkimorë shkencorë të akademive. Në dhjetor rritja e pagave të 2000 pedagogëve dhe akademikëve u vendos të përballohet 100 për qind nga Buxheti i Shtetit. Dje qeveria unifikoi pagat e punonjësve kërkimorë e shkencorë të sistemit të Akademisë së Shkencave me punonjësit pedagogjikë-kërkimorë e shkencorë të universiteteve dhe shkollave të tjera të larta. Nga ky ndryshim përfitojnë rreth 243 punonjës shkencorë të sistemit të Akademisë së Shkencave, duke u mbyllur cikli i rritjes së pagave të punonjësve në nivel universitar. Problem mbeten përsëri punonjësit e administratës së universiteteve, të cilët duan që të hyjnë në piramidën e pagave të administratës publike. Deri tani rritja e miratuar nga qeveria është mbuluar nga të ardhurat dytësore të universiteteve, megjithëse pas grevës u ra dakord që të paguheshin nga këto të ardhura deri në muajin mars, pasi më pas qeveria do të vendoste në dispozicion të tyre një fond.