E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albtelekom ul trefish tarifat e internetit

Albtelekomi ka njoftuar ditën e djeshme se ka ulur me trefish tarifat e internetit në shërbimin e ADSL-së. Sipas zyrës së shtypit të Albtelekomit, tashmë qytetarët mund të gjejnë nëntë lloje të reja paketash shërbimi interneti. “Me këtë gamë të gjerë alternativash, Albtelekomi synon t’i ofrojë klientëve të tij mundësi të ndryshme zgjidhje për komunikim. Shpejtësia, cilësia dhe garancia që ofron Albtelekomi në lidhje me shërbimin ADSL, janë të mbështetura në punën e një stafi të kualifikuar, i cili po perfeksionohet çdo ditë e më shumë. Në shërbim të abonentëve është vendosur edhe një qendër asistence, e cila do të ofrojë shërbim nga ora 08 deri më 22.00 të mbrëmjes. Mjafton të telefononi në numrin 133 dhe çdo shqetësim apo pyetje nga ana e abonentëve në lidhje me shërbimin ADSL merr përgjigje në moment nga stafi teknik që ndodhet në këtë qendër. Tarifat e reja të internetit vijnë më konkurruese se kurrë dhe synojnë që ta kthejnë produktin e ADSL-së në një shërbim të prekshëm për të gjitha kategoritë. Personat që zgjedhin këtë shërbim tashmë do të paguajnë deri në tre herë më pak”, - thuhet në njoftimin për shtyp të Albtelekomit.

Tarifat e pajtimit mujor për shërbimin e ADSL.

Nr. Kategoria e Shërbimit ADSL Shpejtësia

Tarifa Mujore

Mbipagesa

1.1 ADSL 256/64 Kbit/s

Kufizimi 1 GByte 1999 lekë/muaj 0.50 lekë/ MByte

1.2 ADSL 512/128 Kbit/s

Kufizimi 2 GByte 2499 lekë/muaj 0.40 lekë/ MByte

1.3 ADSL 1024/256 Kbit/s

Kufizimi 4 GByte 3499 lekë/muaj 0.30 lekë/ MByte

2.1 ADSL Unlimited 256/64 Kbit/s 2499 lekë/muaj

2.2 ADSL Unlimited 512/128 Kbit/s 3749 lekë/muaj

2.3 ADSL Unlimited 1024/256 Kbit/s 4999 lekë/muaj

3.1 ADSL PRO 512/128 Kbit/s

Static IP 4999 leke/muaj

3.2 ADSL PRO 1024/256 Kbit/s

Static IP 7499 lekë/muaj

3.3 ADSL PRO 2048/512 Kbit/s

Static IP 9999 lekë/muaj

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›