Bode: Raporti i FMN-së vlerëson punën e qeverisë
Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka shpjeguar ditën e djeshme raportin e FMN-së mbi rezultatet e Shqipërisë në fushën ekonomike. Bode u shpreh se ky raport ka vlerësuar punën e qeverisë për sa i përket anës fiskale dhe rritjes ekonomike që po përjeton vendi. Ai u shpreh se ky raport nuk përmend çështje si korrupsioni apo krimi, siç pretendoi kryetari i PS-së, Rama, i cili akuzoi qeverinë mbi bazën e këtij raporti. “Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk merret dot me vlerësimin e klimës së biznesit dhe aq më pak me korrupsionin. Sigurisht për klimën e biznesit ka disa tregues që lidhen me Bankën Botërore, e cila ia njofton fondit rezultatin. Në këtë raport prej 107 faqesh nuk përmendet asnjëherë fjala korrupsion, por përmenden këto që unë thashë pak më parë. Sigurisht që është i shoqëruar me pasqyra dhe anekse, por në 107 faqe të gjurmosh për të gjetur në 1/10 e faqes dhe ta përdorësh si argument për të lëshuar mallkim për vendin tënd, unë mendoj se nuk është korrekte”, - tha Bode. Ai shtoi se “raporti është tepër vlerësues dhe me nota tepër optimiste për Shqipërinë”.
Raporti
Ministri i Financave, Bode, komentoi më tej detajet e raportit të FMN-së që lidhen me ecurinë ekonomike në Shqipëri. Sipas tij, rritja ekonomike në vend do të kapë shifrën 6 për qind për këtë vit, rritja e çmimeve do të jetë e ulët, si dhe eksportet kanë shënuar rritje. “Autoritetet shqiptare, sipas Fondit u treguan të afta që përtej situatës energjetike rajonale dhe të brendshme të pafavorshme, të garantojnë një rritje ekonomike prej mbi 6% në dy vitet e fundit. Inflacioni është më i ulëti nga ai i vendeve me ekonomi të zhvilluar (BE) dhe më i ulëti edhe midis vendeve të rajonit. Ruajtja e një niveli të ulët të inflacionit ka qenë një prej faktorëve të stabilitetit të gjatë makroekonomik dhe të zhvillimit të shpejtë të ekonomisë shqiptare dhe rritjes së mirëqenies së përgjithshme shoqërore. Eksportet vlerësohet se po rriten me ritme shumë të shpejta dhe Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë investime, qoftë në eksportet tradicionale, siç janë përpunimet aktive, ashtu edhe në fushën e mineraleve”, - komentoi raportin Bode. “Pas vendosjes së taksës së sheshtë me 10 për qind, duke mos prekur, thuhet në raport, programin ambicioz për investime publike dhe kryesisht atë në infrastrukturën rrugore, segmentin Rrëshen-Kalimash, po financohet pikërisht përmes rritjes së të ardhurave nga përmirësimi i administrimit fiskal”, - shtoi më tej Bode.
Korrupsioni
Sipas Bodes, ky raport nuk përmend korrupsionin, ai përmend raportet e organizatave të tjera në lidhje me luftën ndaj korrupsionit. “Mund t’ju them që Fondi ka referuar për herë të parë një kompani, e cila nuk ka pasur Shqipërinë të renditur më parë në programin e saj, kompaninë “PRS Group Inc”. Sa i takon nivelit të korrupsionit dhe interpretimeve, kompania rendit për herë të parë Shqipërinë, dhe metodikat ndërmjet kompanive të ndryshme për llogaritjen e nivelit të korrupsionit nuk janë të njëjta. Sipas “Transparency International” ne jemi të 111-ët mes 186 vendeve, për nivelin e korrupsionit, sipas “Freedom House” jemi të 80-të midis 200 vendeve dhe sipas kompanisë “PRS Group Inc” jemi të 69-ët midis 140 vendeve. Këto janë statistikat që janë konfirmuar”, - tha Bode.
“Ulja e sigurimeve shoqërore do të ulë informalitetin”
Ministri i Financave ka komentuar dje edhe uljen e sigurimeve shoqërore nga ana e qeverisë për bizneset. Sipas tij, kjo masë do të bëjë të mundur uljen e informalitetit në ekonomi, si dhe rritjen e kontribuuesve në skemën e sigurimeve. “Kjo ishte e fundit taksë që zbret në nivelin 50 për qind nga ato që kanë qenë mbi biznesin. Kjo ka qenë një masë jo vetëm e nxitur nga nevoja për të luftuar informalitetin në tregun e punës, por edhe nga analiza që ne i bëmë sistemit tonë fiskal me ato të vendeve të tjera që kanë barrë më të ulët fiskale. Kjo ka qenë një gungë në sistemin tonë, kompanitë kanë pagur 30 për qind mbi pagën si kontribut për sigurimet shoqërore, ndërkohë që individët paguajnë vetëm 10 për qind. Ne i zbritëm këto parametra për të qenë më normalë dhe për të mos bërë atë presion aq të madh fiskal ndaj kompanive për tregun e punës”, - tha Bode.
Shpërndahet 80% e fondit të subvencionit për fermerët
Projekti “2KR” ka shpërndarë deri tani rreth 80 për qind të vlerës nga fondi 10 milionë USD, të akorduar nga buxheti i shtetit 2008, për subvencionimin të fermerëve. Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur se subvencion kanë përfituar fermerët që janë shpallur fitues nga komisionet përkatëse për sa i përket plotësimit të kritereve bazë që lidhen me rritjen e prodhimit në sektorë prioritarë si vreshtari, përpunim ulliri, blegtori etj. Sipas ministrisë, fondi ka kaluar drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit në banka dhe më pas në llogarinë e fermerëve. Procedurat e aplikimit për subvencionim nisën në fillim të këtij viti dhe përfshinë 12 qarqe të vendit. Një nga kriteret bazë për përfitimin e mbështetjes financiare është konkurrimi me projekte të realizuara në sektorët e përfshirë në subvencionim, si në bujqësi, zhvillimin e vreshtarisë, prodhimin e qumështit, përpunimin e tij, përpunimin e ullirit, rritjen e krerëve në blegtori, prodhim sere etj. Fondi i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për zbatimin e projektit për këtë vit është 10 milionë USD, dy herë më i madh se vitin e kaluar, ndërkohë që procesi i likuidimit të fermerëve parashikohet të vazhdojë deri në fund të këtij viti. Sipas MBUMK, për skemën "Rritja e sipërfaqeve me ullishta, vreshta e pemëtore", skema më e madhe e këtij projekti, aplikuan mbi 3000 fermerë, prej të cilëve kanë fituar 2500 vetë.