Dosjet e bizneseve, që nga 1 korriku gjenden të hapura në internet
Qendra Kombëtare e Regjistrimit ka njoftuar se që nga 1 korriku 2008, bizneset mund të kontrollojnë në formë elektronike dhe online dosjet e tyre historike, përmes kësaj faqeje interneti. “Do të keni mundësinë të shihni të skanuara dokumentet e vendimeve të gjykatës që lidhen me aktivitetet e regjistrimit të biznesit tuaj. Këto dokumente janë bashkangjitur me dokumentet e regjistrimit që disponon zyra e tatimeve, për rrjedhojë, kur të kontrolloni në faqen e internetit regjistrimin tuaj në QKR, do të keni mundësinë të shihni të gjitha vendimet e gjykatës që i janë bashkangjitur regjistrimit në zyrat tatimore. Mund të merrni të njëjtin informacion duke kërkuar ekstraktin historik në një nga sportelet e shërbimit të QKR-së”, - thuhet në njoftimin e QKR-së. Procesi i skanimit dhe krahasimit të këtyre dosjeve ka nxjerrë në pah një sërë problemesh me të dhënat, gjë që na bën të mendojmë se një pjesë e tyre nuk është e saktë. Në veçanti, si rrjedhojë e ngjashmërive në emra dhe mungesës së një sistemi të përbashkët numërimi ndërmjet gjykatës dhe organeve tatimore, disa nga vendimet e gjykatës që i përkasin një subjekti mund t’i jenë bashkangjitur një subjekti tjetër. Për këtë arsye, u kërkojmë të gjitha subjekteve të biznesit që të kontrollojnë dosjet e tyre historike duke vizituar faqen e internetit ose duke vizituar çdo sportel të QKR-së, me qëllim që të përditësojnë dhe t’i sigurojnë QKR-së informacion të saktë. Nëse vëreni se regjistrimit tuaj në QKR i janë bashkangjitur të dhënat e vendimeve të gjykatës, që nuk i përkasin subjektit tuaj, ju lutemi të vizitoni një nga sportelet e shërbimit të QKR-së dhe paraqisni një kërkesë për korrigjim. Po kështu, nëse vini re se në regjistrimin e biznesit tuaj mungojnë një ose më shumë regjistrime të vendimeve të gjykatës, mund të bëni një kërkesë për bashkëngjitjen e këtyre të dhënave shtesë.
Tregu i pasurive të paluajtshme po shënon rritje
Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri po shënon rritje të vazhdueshme në vend edhe pse mjaft ekspertë theksojnë se ky treg ka nevojë të madhe për organizim. Mjaft agjenci ndërkombëtare shprehen se Shqipëria tashmë ndodhet në kulmin e saj për të bërë biznes të paluajtshëm. Ndonëse ndërtimet zënë pjesën kryesore të zhvillimit ekonomik, për tregun e pasurive të paluajtshme ende mungojnë studimet e mirëfillta të mjedisit, arkitekturës, planifikimit, urbanizimit etj. Sektori i ndërtimit mbetet partner kryesor në zhvillimin e këtij sektori, pasi dhe vendi që a i zë në të ardhurat kombëtare, është i konsiderueshëm, pasi ai kontribuon me 18% të PPB-së. Ky sektor përbën një nga drejtimet kryesore të kreditimit nga sistemi bankar në Shqipëri, pasi 40% e totalit të kredive, me një vlerë rreth 1 miliard euro, i përkasin sektorit të ndërtimit në Shqipëri. Për realizimin e një tregu të mirëkrijuar, ekspertët e tregut të tokës theksojnë se nevojiten shkollat me degët e specializuara posaçërisht për këtë treg, metodikat e vlerësimit të pasurive të paluajtshme, kriteret e sakta për licencimin e firmave private, krijimi i fondeve të financimit etj. Për tregun e pasurive të paluajtshme, edhe pse një pjesë e agjencive imobiliare kanë nisur të zhvillojnë transaksionet e para, ende mungon një strukturë organizimi si një lobing, në formën e një shoqate kombëtare, në përbërjen e të cilës të përfshihen edhe shoqatat e ndryshme, si të ndërtimit, mjedisit, arkitekturës, bankat, agjencitë imobiliare, juristëve.