Emigrantet nis fluksi i festave
Kakavijë
Afrimi i festave të fundvitit ka rritur ndjeshëm numrin e emigrantëve, që kthehen pranë familjeve të tyre. Sipas statistikave të policisë kufitare, përgjatë 24 orëve të fundit, në territorin shqiptar kanë hyrë 3300 shtetas si dhe 1200 automjete. Aktualisht, pala shqiptare është duke punuar me 5 sportele në dalje si dhe 5 të tillë në hyrje, ndërsa ajo greke ka vënë në funksionim vetëm tre sportele. Për sa u përket shifrave të shtetasve të cilët kalojnë në tokën greke me pasaporta biometrike, burime nga Drejtoria rajonale e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, bëjnë me dije se për 24 orët e fundit kanë kaluar kufirin 581 persona dhe janë kthyer mbrapsht për mungesa n[ dokumentacion vetëm 21 prej tyre.