MJAFT: ERE të mos rrisë cmimin e energjisë
TIRANE- Lëvizja „Mjaft” dorëzoi sot pranë zyrave te Entit Rregullator të Energjisë një kërkesë zyrtare për anullimin e kërkesës së OSSH-së për rritjen e cmimit të energjisë elektrike. Sipas përfaqësuesve të MJAFT rritja e cmimit të energjisë është e paargumentuar dhe vjen në një kohë të papërshtatshme.
Mjaft deklaron se OSSH para kërkesës për rritje të energjisë duhet të bëje një bilanc të qartë të humbjeve në rrjet dhe të ndëshkojë fillimisht konsumatorët që nuk paguajnë energjinë.
Sipas Mjaft rritja e cmimit të energjisë është e parakohshme pasi bilanci i humbjeve zakonisht bëhet muajt e verës kurse rritja e energjise kërkohet të bëhet në muajin dhjetor. Mjaft u ka bërë thirrje qytetarëve të ngrihen në protesta të kundërshtojnë rritjen e cmimit të energjisë elektrike, kuse Entit Rregullator të Energjisë të mos pranojë kërkesën e OSSH-së.
(s.g/BalkanWeb)