E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Rama as me teleskop nuk do e shohë pushtetin

SHKODËR- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka hedhur sërish akuza ndaj shefit të opotizës, Edi Rama. Ndërsa dy ditë më parë e konsideroi Ramën humbës dhe mason, Topalli sot në Kuvendin e Partisë Demokratike ka cilësuar se “Rama as me teleskop nuk do ta shohë pushtetin”.

Më tej, zonja Topalli tha se i ben te ditur Rames se pushteti fitohet me votë.
“Pushteti fitohet me votë, por Rama ka në njërën dorë kazmën dhe në tjetër pushkën. Pushteti nuk fitohet me kazmë e pushkë”, tha Topalli.

Topalli ka theksuar se ultimatumi i vendosur nga Partia Socialiste është kundër shtetit ligjor ndërsa ka vijuar me akuza. “Ne nuk bejme kompromis me mafien. Ultimatumi i Ramës është kundër shtetit ligjor”, theksoi Topalli gjatë takimit në Shkodër, nga ku po organizohet Kuvendi i Partisë Demokratike.

Duke folur për mitingun e 8 dhjetorit, Tapalli tha se të gjithë do të festojnë, ditë që shënon rënien e komunizmit në vendin tonë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›