E Diel, 1 Nëntor 2026

Thyen rekordin diamanti rozë, shitet për 7.4 mln usd

HONG KONG-Një diamant i rrallë ngjyrë rozë prej 5 karat u nxorr në ankand në Hong Kong duke u shitur me një çmim rekord prej 10.8 milion dollarë. Shitja e tij la në hije disa ndër diamantët më të mëdhenj e më të shndritshëm të shitur ndonjëherë në këto kohë krize financiare. Guri i çmuar, me ngjyrë rozë të ndezur, i cilësuar thuajse i përkryer, por jo pa gërvishtje, u bë shkak për oferta të shumta gjatë ankandit të organizuar nga Christie në Hong Kong.

Çmimi përfundimtar theu rekordin e vendosur 15 vjet më parë në Gjenevë nga një diamant prej 19.66 karat i cili u shit me një çmim prej 7.4 milion dollarë. Çmimi prej 2.2 milion dollarë për karat i paguar për këtë gur të çmuar qe gjithashtu më i larti i paguar ndonjëherq në një ankand të tillë, bënë të ditur zyrtarë të Christie.
Ky gur i çmuar, i vendosur në një unazë të punuar nga argjendarët e famshëm Graff Diamonds, ka përmasat e një të tretës së diamantit të shitur në Gjenevë e për më tepër nuk është aq i pastër megjithatë diamantet me ngjyrë rozë të ndezur cilësohen thuajse të përkryer. "Ai u shit me një çmim rekord prej dhjetë milion dollarë, ose thënë ndryshe mëse dy milion dollarë për karat. Asnjë gur i çmuar nuk është shitur me një çmim të tillë derim më sot. Ne ishim mësuar me çmime deri në një milion dollar për karat kur bëhej fjalë për diamante me ngjyrë por kurrë me një çmim të tillë. Ndaj ky është padyshim një rekord që do të jetë e vështirë të thuhet për një kohë të gjatë" tha kreu i seksionit europian tzë Christie, Francois Curiel, i cili mori edhe vetë pjesë në ankand.
Edhe pse diamanti i nxjerrë në minierat e gurëve të çmuar në Afrikën e Jugut nuk është plotësisht i pastër e pa asnjë gërvishtje shtëpia e ankandeve Christie tha se ato mund të eliminoheshin përmes një procesi të ri lustrimi.

Pjesë e këtij ankandi ishte edhe një unazë zafiri 16.65 karat e cila u shit me një çmim prej mëse 2 milion dollarë si dhe një unazë me diamant të verdhë 9.03 karat e cila u shit me një çmim prej mëse 1.3 milion dollarë. "Të tre këto objekte të rrallë vinin nga një koleksion privat. Ne vendosëm t’i shisnim në Hong Kong, jo në Njujork ose Gjenevë, pais besojmë se tregu i gurëve të çmuar në Azi po bëhet gjithnjë e më i fuqishëm" tha Curiel.
Ankandet që organizohen nga Christie janë një mundësi e mirë për biznesmenët që duan t’i investuar paratë e tyre në flori ose gurë të çmuar. "Nuk jam shumë i bindur për këtë gjë. Mendoj se kjo është një mënyrë për të ruajtur të hollat në një element më të sigurtë. Gjithashtu mendoj se kjo gjë lidhet me situatën aktuale ekonomike botërore. Gurët e çmuar janë gjithnjë më të mirë se dollarët për shlyerjen e borxheve të mundshme" tha Curiel. Ai shtoi se në këtë ankand ishte siguruar një shifër e përgjithshme prej 48 milion dollarë, shifra më e lartë e siguruar deri më sot në një ankand aziatik.
Edhe pse diamanti më i shtrenjtë në botë i shitur ndonjëherë në ankand mbetet diamanti blu "Wittelsbach", një dimant i shekullit të shekullit të 17 në ngjyrë blu të thellë i cili u shit me një çmim prej 24 milion dollarë, diamantët me ngjyrë të kuqe ose rozë mbeten ende ndër diamantet më të shtrenjtë.

(pergatiti SokolTopi/d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›