E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës padit Berishën, Olldashin dhe PD

TIRANE- Bashkia e Tiranës ka dorëzuar sot pranë Gjykatës së Tiranës 3 padi ndaj kryeministrit Sali Berisha, Ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi dhe ndaj Partisë Demokratike.
Padia është bërë nga përfaqësuesja juridike e bashkisë së kryeqytetit, Migena Vishko, e cila ka bërë të ditur padinë civile. Vishko ka shtuar se këto padi janë bërë nga Bashkia e Tiranës, e cila kërkon nga këto tre subjekte përgënjeshtrim ndaj shpifjeve që i janë drejtuar këtij institucioni.
Gjithashtu, Bashkia e Tiranës kërkon zhdëmtim për cenimin e dinjitetit.
Ajo ka paralajmëruar se do të bëjnë edhe padi penale ndaj Berishës dhe Olldashit, për akuza të pa vërteta sipas saj për korrupsion.
“Paditë sot ishin kallzim civil, por jemi gati për kallzim penal”, tha Vishko.

Si kompensim përveç përgënjeshtrimit, Bashkia e Tiranës ka kërkuar 1250 pemë dëmshpërblim nga palët e paditura.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›