Aldo Bare, "strategjia" për të dalë nga burgu
Alfred Shkurti (alias) Aldo Bare, është "peng" i drejtësisë për 1 vit, 4 muaj e 24 ditë. Avokati Vladimir Meçi ka depozituar dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda kërkesën për shuarjen e masës së sigurisë, e cila sipas tij ka mbaruar kohë më parë. Gazeta "Shqip" ka siguruar kërkesën e mbrojtësit të Aldo Bares të depozituar në gjykatë, e cila, në mënyrë kronologjike, tregon fillimin e procedimit penal ndaj kreut të bandës së Lushnjës, arrestimin në Turqi, ekstradimi e deri dhe dërgimin e dosjes në gjykatë.
Vendimi
Sipas kërkesës, gjykata me vendimin nr.70, datë 26 mars 2006, në shkelje flagrante të ligjit procedural dhe atij penal, ka vendosur si masë sigurimi, në mungesë, ndaj Aldo Bares (Alfred Shkurti), atë të "arrestit në burg", si i dyshuar për veprat penale të vrasjes, pengmarrjes, dhunimit të varreve etj. "Masa e sipërme e sigurimit është marrë në kuadër të procedimit penal nr.15 të vitit 2006, të regjistruar pranë prokurorisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda Tiranë dhe vendimi u është dërguar autoriteteve turke në funksion të kërkesës për ekstradimin në Shqipëri. Ndërkohë që Bare qëndronte i arrestuar për llogari të këtij procedimi në Turqi, në pritje të procedurave gjyqësore që lidheshin me ekstradimin e tij, Prokuroria për Krimet e Rënda përfundon hetimet dhe dërgon çështjen ndaj Aldo Bares (Alfred Shkurti) për gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda", thuhet në kërkesë. Më pas, gjykata, në datën 10 korrik 2007, regjistron çështjen nr.11 në ngarkim të Aldo Bares dhe Enver Dondollakut. Në datën 8 maj 2009, çështja në ngarkim të Aldo Bares veçohet dhe regjistrohet si çështje më vete me nr.93, në datën 29 maj 2009, çështje kjo ende në gjykim pranë kësaj gjykate. Sipas kërkesës, gjatë gjithë kësaj kohe Aldo Bare vazhdon të mbahet i arrestuar në Turqi, derisa në datën 25.11.2009 ai riatdhesohet, duke qenë gjithmonë në gjendje arresti.
Kërkesa
"Nga sa më sipër, evidentojmë këto të dhëna: 1. Nga data 10.07.2007, në të cilën çështja në ngarkim të Aldo Bares është regjistruar për gjykim, kanë filluar të ecin afatet e paraburgimit për të, e deri në ditët e sotme kanë kaluar 2 vjet e 4 muaj e 24 ditë. 2. Duke iu referuar ligjit procedural penal dhe të drejtës procedurale penale, jemi të detyruar të evidentojmë se afati i paraburgimit nuk mund t‘i kalojë për asnjë shkak e arsye caqet e përcaktuara në nenin 263/2/c të Kodit të Procedurës Penale, pra në rastin tonë, 12 muaj. Në kushtet e sipërme në datën 10.07.2008, paraburgimi për Aldo Baren e ka humbur fuqinë, dhe, për efekt të Kushtetutës dhe Ligjit, ai mbahet në burg në mënyrë të kundraligjshme, pa vendim, pasi paraburgimi ka plot 1 vit, 4 muaj e 24 ditë që e ka humbur fuqinë e tij", thuhet në kërkesën e mbrojtësve të Aldo Bares. Sipas tyre, mbajtja në burg tej afatit ligjor të Aldo Bares, s‘është tjetër veçse një shkelje dhe dhunim i paprecedent i së drejtës së një qytetari të Republikës së Shqipërisë. Duke u konsideruar heqja e lirisë së tij dhe mbajtja në burg për kohën tej afatit të përcaktuar në ligj si "jashtëgjyqësore", në bazë të kësaj dispozite kushtetuese, Aldo Bares i lind e drejta që t‘i drejtohet në çdo kohë gjyqtarit, i cili brenda 48 orësh duhet të vendosë mbi këtë kërkesë. "Në rrethanat e sipërme, kërkojmë nga Gjykata për Krimet e Rënda, që në respekt të urdhërimeve të parashikuara nga neni 262 i Kodit të Procedurës Penale, meqenëse arrestimi për të mbrojturin dhe përfaqësuarin prej meje e ka humbur fuqinë, të vendosë dhe urdhërojë lirimin e menjëhershëm të Aldo Bares (Alfred Shkurtit)".