Dajti, Krimet e Rënda i listojnë akuzat
Pas pesë muajsh hetimi për vrasjen e katër efektivëve të Njësisë së Operacioneve Speciale të Policisë së Shtetit, dosja në ngarkim të Dritan Dajtit duket se është drejt përfundimit. Hetuesit e çështjes e kanë vizituar në paraburgimin 313, ku i kanë komunikuar akuzat e vrasjes së katërfishtë, vrasjes së Ledion Marës dhe plagosjes së një kalimtari. Sipas burimeve nga burgu, Dajti nuk ka pranuar të flasë për akuzat, megjithëse ishte i shoqëruar me avokat. Nën akuzë për mbështetje ndaj Dajtit është edhe Erges Xhaxhi, për përkrahje të autorit të krimit dhe falsifikim vulash e stampash për automjetin që udhëtonin si dhe për dokumentet e policisë. Ndërsa personi që e ka ndihmuar gjatë arratisë është oficeri i policisë, Marenglen Muça, i akuzuar për shpërdorim detyre. Pritet që në javën e ardhshme dosja ndaj tyre të shkojë në gjykatë. Një fakt i tillë pohohet nga burime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilët pohojnë se hetimi ndaj Dajtit është thuajse i mbaruar, duke qenë se janë përfunduar pjesa më e madhe e veprimeve procedurale. Kështu, është realizuar marrja e deklarimeve të dëshmitarëve të ngjarjes, gjetja dhe sigurimi i provave që hedhin dritë mbi ngjarjen e shtatë gushtit të këtij viti në zonën e plazhit të Durrësit. Gjatë kësaj kohe, oficerët e hetimit dhe prokurorët e Krimeve të Rënda kanë kryer një volum të konsiderueshëm veprimesh hetimore në marrjen e deklarimeve të personave të ndryshëm që kanë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes së shtatë gushtit të këtij viti, si dhe kanë zbardhur tabulatet e telefonave të Dajtit e Xhaxhit.
Ngjarja e rëndë për të cilën akuzohet Dritan Dajti ndodhi mesditën e 7 gushtit 2009, pranë pistës "Iliria", në plazhin e Durrësit. Agjentë të skuadrës speciale operacionale që mbanin nën vëzhgim të shumëkërkuarin Dajti, u hodhën në veprim duke tentuar t‘i vënë prangat. Por, i kërkuari u përgjigj me plumba, duke ekzekutuar Fatos Xhanin, shefin e skuadrës së operacioneve speciale, Saimir Duçkollarin, Altin Dizdarin dhe Kastriot Feskon. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë dhe Ledion Mara, që ndodhej pak metra larg makinës së Dajtit, i cili sapo kishte zbritur. Sipas vendimeve të gjykatës, i dënuari Dajti akuzohej dhe është dënuar në vitin 2003 për vrasjen e biznesmenit Agim Beqaj, pronari i "Besa Construksion" në vitin 1999. Në ditën e operacionit për kapjen e tij nga shkëmbimi i zjarrit, Dajti mbeti i plagosur me tre plumba dhe u paralizua në këmbën e majtë.
S.Ç.