Plangprrishesit; PD-ja pret te penduarin e fundit
Rikthimet në PD kanë prekur shumë figura të së djathtës të cilët rikthimin e tyre e kanë parë më shumë si proces natyral. Partia Demokratike ka filluar të mbledhë figurat e krijimit të saj që nga viti 2001. Mjaft të larguar nga Partia Demokratike kanë preferuar të kthehen në bazë. Kulmi i rikthimeve do të ishte viti 2005, kur PD-ja do të formonte edhe koalicionin, i cili fitoi zgjedhjet parlamentare pas 8 viteve në opozitë. Në PD u afruan Genc Ruli, Arben Imami, i ndjeri Gramoz Pashko etj. Për herë të parë, u afrua edhe ish-kryetari në dy vite, Eduard Selami, të cilit PD-ja i ofroi madje edhe mundësinë të kandidonte për deputet në vitin 2007, në zonën e lënë bosh nga kandidati për Bashkinë e Tiranës Sokol Olldashi. Selami e refuzoi ftesën e drejtuesve më të lartë të demokratëve, për shkak të angazhimeve profesionale në Amerikë. Analisti i njohur Artan Hoxha, ish-ministër i Tregtisë në vitet ‘92-‘97, shprehet se PD-ja tash është ajo e vitit 1991. Sipas tij, ky cikël do të mbyllet vetëm me rikthimin e Neritan Cekës. Hoxha shprehet më tej se ky proces rikthimesh në PD ka ndodhur për një arsye kryesore. Së pari, sipas tij, figurat e larguara kanë pranuar lidershipin e Sali Berishës. Hoxha tregon se në PD-në e vitit 1991, debati qëndronte në faktin se kush do të merrte lidershipin e PD-së, por tashmë një gjë e tillë nuk ekziston. Një nga të rikthyerit, Preç Zogaj, e shikon PD-në e sotme si të plotë, të njëjtë me atë të krijimit. Tritan Shehu shprehet nga ana tjetër se PDR-ja do të shkrihet tërësisht me strukturat e PD-së. Një i rikthyer tjetër, Ferdinand Xhaferri, e sheh këtë si një proces krejt normal, që sipas tij, ka ardhur si rezultat i pjekjes politike dhe emancipimit të Partisë Demokratike.
Artan Hoxha: Rikthimet kanë si arsye sheshimin e debateve të vitit 1991
Analisti i njohur dhe drejtori i Institutit të Studimeve Bashkëkohore, Artan Hoxha, i komenton më gjerë rikthimet dhe afrimet e figurave kryesore në Partinë Demokratike. Me shaka, Hoxha shprehet se klloçka po mbledh zogjtë e saj. Ai shprehet se brenda së djathtës janë sheshuar përçarjet dhe debatet. Artan Hoxha, një njohës i mirë i së djathtës, duke ditur se ka qenë ish-ministër i Tregtisë për pesë vite në kabinetin Meksi, shprehet se e djathta, veçanërisht PD-ja, ka pasur dy pika debati. “Mendoj se janë sheshuar debatet e vitit 1991, të cilat kanë shoqëruar në vite PD-në. E para është se figurat qendrore politike, që janë aktualisht aktive, konkurronin në PD-në e vitit 1991 për t’u bërë lider dhe nuk pranonin Berishën si të tillë. Më pas, ata nuk pranonin autoritarizmin e liderit Berisha. Por duke filluar nga viti 2001, PD-ja ka qenë në momente reflektimi dhe kthehen, pasi pikërisht janë sheshuar këto pika debati. Së pari, këto figura kanë pranuar tashmë lidershipin e Berishës, dhe së dyti, autoritarizmi i Berishës nuk është më shqetësim”, - shprehet Hoxha. Ai më tej e cilëson këtë rikthim në PD si të natyrshme dhe që pritej të ndodhte. Analisti Hoxha bën edhe një krahasim mes së djathtës dhe së majtës. “Deri në vitin 2001 e djathta ishte e përçarë, ndërsa majta ishte e bashkuar. Më pas e djathta filloi të bashkohej, ndërsa e majta të ndahej. Për mendimin tim, kjo ndodhi për shkak të debateve brenda kampeve. Brenda së djathtës debatohej në lidhje me lidershipin apo për modelin e qeverisjes, ndërsa brenda së majtës, debati kishte një karakter interesash. Sipas mendimit tim, ka një periudhë prej 7 ose 8 vite ndarjesh që më pas kërkohet një ribashkim”, - thotë Hoxha. Ai shton se ciklin e rikthimeve në PD, do ta mbyllte Neritan Ceka. “Ceka në këto katër vite ka qenë pjesë e koalicionit të majtë, pasi si duket, ka dhënë edhe fjalën për të qenë atje. Besoj se në zgjedhjet e vitit 2009 do të ketë një afrim edhe të Cekës në PD”, - thotë Hoxha. Më tej Artan Hoxha thotë se e djathta ka kuptuar se nevojitet bashkim, ndërsa për kampin e majtë Hoxha mendon se duhet të sheshojë shumë debate mes tyre.
Tritan Shehu: Rikthimet, efikasitet i së djathtës
Nënkryetari i Partisë Demokrate të Re, Tritan Shehu, i ka cilësuar rikthimet në Partinë Demokratike si një proces emancipimi që shpreh nga ana tjetër efikasitetin e së djathtës. Numri dy i PDR-së, gjatë një interviste, nuk ka përjashtuar as mundësinë e një shkrirjeje të kësaj force politike me PD-në. “Po jetojmë në një kohë emancipimi të politikës, kur bashkimet dhe jo copëtimet duhet të mbizotërojnë, në një kohë kur nga ky bashkim efikasiteti i së djathtës rritet dhe po kështu edhe shanset për të fituar zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, 2009. Mos harroni, fituam bashkë një fushatë elektorale, atë të verës 2005, ishim bashkë të suksesshëm në qeverisje duke rivendosur besimin e humbur reciprok, apo që ishim në gjendje të vendosim objektiva të përbashkëta afatgjata, më i afërti - fitorja e zgjedhjeve të 2009-ës dhe afrimi i kryetarit tonë Pollo pranë Berishës është faktor i rëndësishëm, pra kanë hapur të tjera premisa, kërkojnë të tjera zgjidhje afatgjata, për të rritur efikasitetin e kapaciteteve tona të përbashkëta. Jetojmë në situata të reja politike krejt të ndryshme nga ato të dhjetë viteve më parë”, - është shprehur Shehu. Deputeti i PDR-së sot, Tritan Shehu, ka qenë për disa vite kreu i Partisë Demokratike nga vitet 1994 e deri në vitin1997, ku arriti të ishte ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministër në kabinetin e ish-kryeministrit Aleksandër Meksi.
Ferdinand Xhaferri: Po përjetohet historia e krijimit të PD-së
Ferdinand XHaferri, një nga deputetët më aktivë të Partisë Demokratike, shprehet se rikthimet në këtë parti nuk janë gjë tjetër vetëm përsëritja e historisë së krijimit. Xhaferri, një politikan i larguar nga PD-ja vite më parë, do të bashkohej me PDR-në e Genc Pollos por ku më pas do të arrinte të fitonte për në Kuvend me siglën e PD-së. Menjëherë pas hyrjes së Kuvend, Xhaferri u shpreh hapur se ishte rikthyer në PD, si dhe u regjistrua në grupin parlamentar të PD-së. “Rikthimet në Partinë Demokratike tregojnë një emancipim të politikës dhe vetë Partisë Demokratike. Ky është një proces në vazhdimësi. Besoj se do të rikthehen edhe figura të tjera, megjithëse ky vendim është në dorën e tyre. Kjo që po përjetohet është historia e PD-së”, - shprehet Ferdinand Xhaferri. Deputeti i PD-së, një figurë që ruan një identitet të fortë fitues në qytetin e Durrësit, shprehet më tej se PD-ja në zgjedhjet e vitit 2009 do të jetë më e plotë dhe bindëse për njerëzit. Rikthimet në parti Xhaferri i sheh edhe si një emancipim jo vetëm të politikës në përgjithësi, por një ribashkim dhe një ndërgjegjësim brenda kampit të djathtë, tepër i nevojshëm për të qenë triumfues në zgjedhjet e vitit 2009.