E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zogaj: Rikthimi, procesi po shkon drejt mbylljes

Deputeti i Partisë Demokratike, Preç Zogaj, e konsideron mjaft pozitiv fenomenin e kthimit të mjaft figurave të saj pas shumë vitesh në parti. Gjatë një prononcimi për “standard”, Zogaj komenton fenomenin e kthimit të figurave të njohura drejt Partisë Demokratike. Përveçse e konsideron pozitive, Zogaj thotë se është një proces që ka nisur prej vitesh dhe tani po shkon drejt finalizimit të tij. “Ky proces ka nisur qysh 7-8 vjet më parë dhe që po shkon drejt finalizimit, drejt mbylljes”, - tha Zogaj duke konfirmuar nga ana tjetër se do të ketë figura të tjera që do të rikthehen. Duke qenë pjesë e të rikthyerve në PD, Zogaj është në pritje edhe në rikthimeve të tjera të mundshme. Zogaj është një prej figurave të njohura dhe mjaft aktive të Partisë Demokratike qysh në fillimet e kësaj partie, i cili më pas u largua në kohën kur iku edhe Neritan Ceka, duke krijuar Aleancën Demokratike. Më pas ai u rikthye sërish në radhët e selisë blu, deputet i së cilës është prej vitesh. Në vitin 2005, Zogaj do të fitonte nën siglën e Partisë Demoktratike në Lezhë dhe më pas ai do të përkushtohej jetës aktive ën Kuvend ku që nga viti 2005, ai drejton Komisionin e Jashtëm Parlamentar. Gjithsesi, gjatë këtyre viteve janë afruar mjaft figura të tjera, sidomos në zgjedhjet e 5 korrikut, shumë prej të cilëve u konfiguruan edhe si deputetë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›