E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha përshëndet ekipin shqiptar në Pekin

Në orën 2:00 (ora lokale) u hapën në Stadiumin Kombëtar të Pekinit, me një ceremoni madhështore, Lojërat Olimpike 2008. Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm edhe Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, zonja Liri Berisha. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm 101 personalitete të rëndësishme botërore, të ftuar për të marrë pjesë në hapjen e Lojërave të 29-ta Olimpike në Pekin. Në këto lojëra, Shqipëria përfaqësohet me një ekip të përbërë nga 11 sportistë, që do të garojnë në 6 disiplina sportive, duke qenë ekipi më i madh shqiptar që ka marrë pjesë ndonjëherë në kompeticione të tilla. Gjatë parakalimit të tij, ekipi shqiptar është përshëndetur nga tribuna e personaliteteve nga Kryeministri Berisha dhe bashkëshortja e tij, Zonja Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›