Lojërat Olimpike; Berisha takon gjysmën e liderëve të botës
Kryeministri Sali Berisha ka pasur një axhendë nga më të ngjeshurat gjatë vizitës në kryeqytetin kinez, Pekin. Gjatë pritjes zyrtare që ka bërë Presidenti i Republikës Popullore të Kinës, Hu Jintao, me 101 krerë shtetesh, si dhe gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike, ka qenë i pranishëm edhe Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, i cili ka përfituar për të pasur takime me liderë kryesorë të këtyre vendeve. Kryeministri Berisha ka folur dhe është takuar me pjesën më të madhe të liderëve të këtyre vendeve, ku në qendër të bisedimeve kanë qenë arritjet e Shqipërisë. Berisha ka folur mbi reformat në vend, si në fushën politike, atë ekonomike, si dhe afrimin e vendit në NATO dhe në BE. Kryeministri nuk ka ngurruar t’u shprehë atyre mundësinë për ta rishikuar Shqipërinë si një vend të përshtatshëm për të investuar.
Axhenda
Fillimisht axhenda e Kryeministrit shqiptar ka nisur me një takim me Presidentin e Republikës Popullore të Kinës dhe bashkëshorten e tij, ku u fol mbi marrëdhëniet mes dy vendeve. Gjatë ceremonisë së pritjes së pallatin presidencial të Pekinit, Berisha dhe zonja Liri Berisha u takuan dhe u përshëndetën me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush dhe zonjën Laura Bush. Berisha falënderoi Presidentin amerikan për kontributin e tij për shqiptarët. Të dy personalitetet kujtuan vizitën e Presidentit amerikan në Tiranë vitin e kaluar më 10 qershor. Gjatë këtij takimi, Presidenti Bush u interesua për Shqipërinë, dhe ndërkohë ai ka prezantuar Berishën me Presidentin e Brazilit, Lula dhe Presidentja e Filipineve, Gloria Arroyo. Kryeministri Berisha e ftoi Presidentin brazilian Lula për të vizituar Shqipërinë, ftesë të cilën ai e pranoi dhe siguroi se do ta vizitojë me kënaqësi vendin tonë. Gjithashtu, nga ana e tij, Presidenti Lula e ftoi Kryeministrin shqiptar të vizitojë Brazilin, ftesë e cila u pranua nga Berisha. Në këtë ceremoni, Berisha u takua edhe me Bushin e vjetër, ish-Presidentin e 41-të të SHBA-ve. George Herbert Bush e përgëzoi dhe e vlerësoi Kryeministrin Berisha për të gjitha ndryshimet e mëdha që po përjeton Shqipëria, si dhe i përcolli Kryeministrit shqiptar falënderimet për ndjenjat miqësore dhe dashurinë që shqiptarët i dëshmuan Presidentit George W. Bush në vizitën e tij në Tiranë. Kryeministri Berisha shfrytëzoi këtë rast për të ftuar George Herbert Bush të vizitojë Shqipërinë. Kryeministri Berisha u takua edhe me Presidentin francez, Nicolas Sarkozy, të cilit i ripërsëriti ftesën për të vizituar Shqipërinë. Presidenti Sarkozy e siguroi Kryeministrin Berisha se ai i ka premtuar dhe do ta mbajë premtimin për një vizitë në Shqipëri në kohën e parë të mundshme. Në këtë ceremoni, Berisha u takua dhe bisedoi me Kryeministrin e Japonisë, Fukuda dhe zonjën Fukuda. Kryeministri Berisha edhe një herë i shprehu Kryeministrit Fukuda mirënjohjen për pritjen miqësore dhe mbështetjen që ai i rezervoi gjatë vizitës së tij në Tokio. Ai e falënderoi homologun japonez për përkrahjen ekonomike me një kredi prej 110 milionë dollarë të projektit të ujërave dhe kanalizimeve të Tiranës, si dhe në tërësi për mbështetjen e projekteve të ndryshme në shëndetësi, zhvillimin rural, në arsim etj. Kryeministri Berisha u takua gjithashtu edhe me Presidentin izraelit Shimon Peres, me Presidentin e Afganistanit, Hamit Karzai, me atë të Kroacisë, Stipe Mesiç, të Serbisë Boris Tadiç, të Malit të Zi, Filip Vujanoviç, Presidentin e Bosnjës, Haris Silajxhiç, Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, Kryeministrin e Holandës, Jan Peter Balkenende, Kryeministrin e Australisë, Kevin Rudd, me Kryeministrin e Pakistanit, Yousaf Raza Gilani.
Presidenti vietnamez: Do të vizitoj Shqipërinë
Kryeministri Sali Berisha ka pasur një takim në Pekin me Presidentin e Vietnamit, Nguyen Minh Triet, i cili pas ftesës së bërë nga Kryeministri shqiptar për të ardhur për një vizitë zyrtare në Tiranë, ka premtuar se do ta vizitojë Tiranën. Kryeministri Berisha i shprehu Presidentit Triet falënderimet e tij për ftesën dhe e siguroi Presidentin Triet se ai do të bëjë të gjitha përpjekjet për të zgjeruar edhe më shumë marrëdhëniet mes dy popujve dhe të dy kombeve, veçanërisht në fusha zhvillimi me rëndësi për dy vendet, si në ekonomi, politikë, kulturë etj. Dy personalitetet e larta u shprehën se Vietnami dhe Shqipëria janë dy vende mike dhe se ka një kënaqësi të sinqertë për progresin e madh ekonomik që këto dy vende kanë njohur në vitet e fundit. Presidenti i Vietnamit shprehu vlerësimin e tij më të lartë për arritjet e Shqipërisë në të gjitha fushat e zhvillimit dhe kërkoi nga Kryeministri Berisha që bashkëpunimi të jetë sa më i gjerë, veçanërisht në fushën ekonomike. Lidhur me marrëdhëniet mes dy vendeve, Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria shqiptare po vlerëson mundësinë e hapjes së Misionit Diplomatik në Hanoi, me qëllim ngritjen e marrëdhënieve mes vendeve në nivelin më të lartë. Kryeministri Berisha e njohu Presidentin Triet me progresin e shtetit të ri, të njohur në një kohë të shkurtër nga 44 vende, të cilat, - vijoi ai, - nuk e kanë njohur atë për të ndëshkuar Serbinë, por sepse kanë parë tek pavarësia e Kosovës bindjen se kjo është mënyra e vetme për paqen dhe stabilitetin e rajonit.
Kinezët interesohen për tregun e telekomunikacioneve në vend
Kryeministri Sali Berisha u takua me drejtues të kompanisë ZTE, të cilët i shprehën interesin për të investuar në Shqipëri. Kompania kinezë ZTE është një ndër kompanitë më të mëdha kineze në fushën e telekomunikacionit, me një xhiro prej 10 miliardë dollarësh në vit. ZTE operon në fushën e teknologjisë së informacionit, në telefoninë celulare etj. Richard Guo, zëvendëspresident i kompanisë dhe John Lee, drejtor i Përgjithshëm për Ballkanin u shprehën të kënaqur për këtë takim dhe i shprehën Kryeministrit interesin shumë të madh për tregun shqiptar. Ata e informuan Kryeministrin Berisha se tashmë kanë në Shqipëri një përfaqësi të tyre dhe së shpejti do të zgjeronin në mënyrë të ndjeshme aktivitetin e tyre. Kryeministri Berisha theksoi se Shqipëria ofron shumë për investitorët dhe për ta bërë sa më atraktive klimën e biznesit në vend, qeveria shqiptare ka ndërmarrë një sërë nismash, si “Shqipëria, një euro”, vendosjen e taksës së sheshtë 10 për qind, ndër më të ulëtat në Evropë, digjitalizimin e procedurave etj. Kryeministri u bëri me dije disa nga nismat e qeverisë, si ngritjen e laboratorëve të informatikës dhe shtrirjen e internetit në çdo shkollë, digjitalizimin e të gjitha procedurave, duke theksuar veçanërisht rëndësinë e aplikimit të procedurave “on line” edhe në sistemin bankar.