Aldo Bumçi; PD-ja, një skemë për të fituar ndaj të majtës së bashkuar
Fundjava nuk ka mundur t’i sigurojë sadopak çlodhjen pas ditëve të zhurmshme të javës së ngjeshur me aktivitete parlamentare dhe partiake. Aldo Bumçit i duhet të udhëtojë drejt zonës elektorale nr. 13 në Lezhë. Telefoni bie pa pushim dhe telefonuesit kryesisht janë elektorat i tij. PD-ja është në një moment elektoral. Madje të dyfishtë, pasi në 2009-ën i duhet të zhvillojë zgjedhje brenda partie dhe zgjedhje parlamentare. Për “standard”, ish-ministri i Drejtësisë, një njohës i mirë i ligjit, pjesë e lidershipit të PD-së, zbardh formulën e re të zgjedhjeve në parti, shqetësimin se mund të riaktivizohen grupe interesash brenda partisë në pushtet me afrimin e zgjedhjeve të reja, por dhe rolin kyç të liderit Sali Berisha në drejtimin e PD-së dhe qeverisë. I ardhur rishtas në PD, përmes KOP-it në 2005-ën, por që arriti të krijojë shumë shpejt identitetin e tij politik brenda forcës më të madhe në vend, Aldo Bumçi, vlerëson figurën e Berishës si një njeri të papërsëritshëm, që ka bërë histori në të djathtën shqiptare, por që sipas tij PD-ja është një forcë shumë e madhe, përfaqëson vlera duke filluar nga qendra deri tek e djathta. Z. Bumçi, ish-ministër Drejtësie, analizon dhe debatin për reformën në drejtësi, në mënyrë të veçantë, atë të ligjit për Prokurorinë e Përgjithshme. Deputeti demokrat flet dhe për opozitën për të cilën thotë se PD-ja ka llogaritur fitoren e një mandati të tretë, në zgjedhjet e 2009-ës përballë një opozite të bashkuar, dhe jo të copëzuar, siç është momentalisht.
Bisedoi: Valentina Madani
Z. Bumçi, PD-ja tashmë ka hapur fushatën elektorale për ristrukturimin e saj që duhet të finalizohet në prill të 2009-ës. Cila është formula e kryerjes së këtij procesi zgjedhjesh?
Në bazë të statutit të PD-së, ka ardhur koha për të bërë zgjedhje dhe në fakt ka nisur që në fillim të vitit për riorganizimin e strukturave. Janë të nevojshme këto struktura pasi gjatë kohës që je në qeverisje nuk i kushton dhe aq shumë vëmendje sa kur je në opozitë. Natyrisht që ekzekutivi merr pjesën dërrmuese të energjisë dhe mbledhjet partiake nuk janë më dhe aq të shpeshta. Kështu duhet një rivitalizim, diskutime në bazë se si kanë ecur punët. Ky proces tashmë ka filluar. Janë krijuar grupet e punës në nivel qarku dhe për çdo degë.
Dhe ku konsistojnë ndryshimet në organizimin e PD-së?
Me ndryshimet kushtetuese pati një ndalim të këtij procesi për arsye se partia ishte ndërtuar në funksion të zgjedhjeve të përgjithshme. Në Shqipëri kishim një sistem elektoral në 100 zona zgjedhore dhe PD-ja ishte ndërtuar me 100 nëndegë. Pra, çdo deputet kandidonte në një strukturë partie që ishte degë ose nëndegë. Por me ndryshimin e sistemit zgjedhor, pra kaluam nga një sistem mazhoritar në një sistem proporcional rajonal, kjo strukturë partie nuk i përshtatej më sistemit zgjedhor. Kështu që maj-qershori i vitit pati një ndalim të këtyre takimeve që përkoi me pushimet e verës për të menduar një strukturë të re të PD-së dhe në shtator, u konkludua që duhet të ketë një riorganizim të PD-së dhe tashmë kaloi nga organizimi që ishte me degë, që tanimë nuk kanë më sens dhe praktikohet me grup-seksionesh. Pra një komunë është një grup-seksion.
Ndaj shkrihen strukturat e partisë?
Po, sepse partia është në funksion të zgjedhjeve. Kemi një organizim të ri i cili i përshtatet më mirë sistemit të ri zgjedhor. Tani seksioni është struktura bazë e partisë. Nëndegët shkrihen sepse nuk kemi më zona zgjedhore. Një nëndegë përputhej me një zonë elektorale. Pra, unë si deputet i zonës nr. 13 në Lezhë, kisha 6 komuna. Me sistemin e ri kjo strukturë nuk ekziston më. Partia organizohet në nivel komunash. Pra disa seksione që janë pjesë e një komune grupohen në një grup seksioni. Kjo strukturë merr përsipër mbarëvajtjen e jetës partiake, për zgjedhjet e rezultatin e tyre etj. Në bashki është ndryshe. Në varësi të madhësisë së bashkisë ka një grup-seksion. Një bashki është një grup-seksion. Kjo është një strukturë e re që është ndërtuar, pra grup-seksioni, pastaj vjen dega që ka ekzistuar. Dhe niveli i ri që është krijuar është një strukturë në nivel qarku që nuk ka ekzistuar më parë dhe këta janë koordinatorë në nivel qarku. Janë 12 qarqe dhe kryesia e PD-së emëron 12 koordinatorët. Këta nuk janë zgjedhur si nivelet e tjera. Ata janë të emëruar. Këto janë dy ndryshimet që u janë bërë strukturave të partisë si pasojë e ndryshimit të sistemit zgjedhor në Shqipëri.
Kush janë elementët e tjerë të rinj të këtij procesi?
Një element mjaft i rëndësishëm janë anëtarësimet e reja në parti. Është një udhëzim për të gjithë bazën që të duhet të ketë anëtarësime të reja. PD-ja do të jetë e hapur për të rinjtë, për intelektualët, për shtresën që janë pjesë integrale e PD-së, ish-të persekutuarit, apo ish-të shpronësuarit. Pra PD-ja është një parti e hapur ndaj kontributit të shoqërisë dhe nuk mund të jetë kurrsesi e izoluar. Dhe kjo zgjidhet ndërmjet anëtarësimeve të reja. Pas tre vite qeverisjeje mendoj se ky është një moment i rëndësishëm. Këto anëtarësime gjykoj se janë një fryt edhe i kontributit që njerëzit kanë dhënë, por dhe i një pjekurie të vendimit të tyre politik që dëshirojnë të kontribuojnë në këtë parti si një forcë qeverisëse që ka sjellë ndryshime në vend.
Anëtarësim në muajin e parë të fitores së PD-së siç ndodhi në 2005-ën?
Jo, nuk jam për një anëtarësim që vjen ditën e parë apo muajin e parë, kur ne fituam zgjedhjet në 2005-ën, që mund të mendohet si një anëtarësim që ka ardhur për shumë arsye. Në çdo moment anëtarësimet janë të mirëpritura por anëtarësimet që vijnë pas 3 vjet qeverisjeje kur dikush me bindjen e tij shikon PD-në si një forcë që përfaqëson vlerat më të mira që ka sjellë ndryshime në vend. Ndaj duhet të ketë patjetër anëtarësime të reja.
Edhe sa kohë do të shmanget analiza e zgjedhjeve në PD, pasi është folur herë pas here, por deri tani s’ka asgjë konkrete?
Jo, përkundrazi. Kjo analizë është një element tjetër i këtij procesi zgjedhjesh. Do të bëhet kjo analizë për rezultatet që ka patur PD-ja në çdo seksion, në çdo degë në zgjedhjet e 2005-ës apo ato lokale të 2007-ës. Dhe nëse nuk ka patur rezultate të mira patjetër që s’do të ketë më kandidim të drejtuesve në bazë. Do kërkohet një freskim i personave që janë në kryesinë e degëve lokale. Pra do të kemi një strukturë të re partiake.
Mirëpo udhëzuesi i ri i PD-së ka forcuar kriteret për kandidatët. Kërkohen edhe kualifikime pasuniversitare. Pse?
Tentohet të afrohen njerëz me vlera në përbërjen e kryesive të niveleve të larta. Dhe përveç arsimit të lartë PD-së, janë futur dhe kualifikimet, integriteti i tyre moral. Janë vlera që duhen plotësuar nga të zgjedhurit.
Në mbledhjen e kryesisë së PD-së lideri Berisha ka bërë thirrje për afrimin e specialistëve të administratës, njerëz të kualifikuar. Kjo do të thotë që PD-ja vuan nga “paaftësia” e njerëzve të saj?
Jo, nuk ka të bëjë kjo. Po tentohet edhe më tej që partia të jetë sa më përfaqësuese e gjithë shoqërisë dhe kjo është më se normale. Partitë nëpërmjet qeverisjes janë forcat më të rëndësishme të ndryshimit aq më tepër në vendet në tranzicion. Pra çdo njeri sjell ndryshimin në jetën e tij nëpërmjet punës që bën, biznesit që ka por partitë qeverisëse sjellin ndryshime në nivel të lartë përmes ndryshimeve ligjore, taksave etj. Dhe këto parti, grupe individësh dhe idesh duhet të përfaqësojnë vlerat e shoqërisë. Dhe nëse dikush ka arsim të lartë, por ka dhe një arsim shtesë, kjo do të sjellë pikë shtesë për karrierën e tij politike në PD. Mendoj se është një kërkesë e nevojshme e kohës që një parti duhet të jetë sa më përfaqësuese.
Si do të bëhet afrimi i këtyre njerëzve? Thjesht duke u bërë thirrje apo ka një strategji konkrete, përmes krijimit të një strukture të re si ajo e KOP-it?
Afrimi ka të bëjë me faktin se që njerëzit të vijnë në PD kërkon për herë dy palë. Kërkon që partia të jetë e hapur për kandidatura të reja dhe kjo është e qartë pasi PD-ja ka një proces hapjeje që me KOP-in, por që nisi që në vitin 2003 ku kandiduan emra me integritet për bashkitë dhe komunat në të gjithë vendin, njerëz që vinin nga bota akademike që jo detyrimisht me bindje të djathtë dhe jo detyrimisht anëtarë të PD-së. Pati pastaj një afrim të ish-themeluesve dhe PD-ja vazhdon të jetë e hapur. Hapi tjetër u takon qytetarëve që dëshirojnë të përfshihen politikisht. Ky është një vendim që e merr secili. Është një thirrje që dikush ka për të kontribuar në sferën publike, në varësi të bindjeve të tij politike. Ata që besojnë PD-në, gjejnë derën e hapur. Intelektualët do të kenë vendin e tyre të respektuar në këtë parti. Kjo nuk do të thotë që partia vuan nga mungesa e tyre, por po tentohet edhe për më tepër. Edhe në seksionet, kudo duhet të jenë pjesë e jetës partiake dhe udhëzimi i ri i PD-së e tregon qartë në kriteret kualifikuese.
Ka një grup të fundit të ish-themeluesve që ende janë jashtë dyerve të PD-së, si Meksi, Kopliku, Shehi, Brojka etj. Si do të bëhet rikthimi i tyre në PD?
Disa nga emrat që ju përmendët, nuk mendoj se janë larguar ndonjëherë nga PD-ja. Z. Meksi është Kryeministri i vetëm i PD-së i periudhës ‘92-‘96, që nuk është angazhuar asnjëherë me asnjë parti tjetër. Ai dhe të tjerë kanë vendin e tyre në këtë parti, kanë historinë e tyre dhe aq më tepër unë si një i ri në PD, nuk mund t’i vlerësoj, por duke bërë të ditur faktin se kanë një kontribut shumë të vyer. Mund të them këtë që PD-ja një proces të qartë hapjeje që e ka nisur para 2005-ës, që u konsolidua qartë gjatë 2005-ës dhe me qëndrimin e fundit, kjo parti tregon se vazhdon të jetë e hapur për të gjithë, por aq më tepër për ata që kanë qenë pjesë thelbësore e PD-së që nga themelimi e këtej. Fakti që PDR-ja po shkon drejt shkrirjes me PD-në tregon qartë se ka një moment të ndryshëm historik. Nga viti ‘92 patëm një copëzim, fragmentarizim të PD-së, si rasti i krijimit të PAD-së e më pas PDR, me Pollon, Shehin etj. Por shkëputjet kanë dhe një aspekt tjetër anësor që disa njerëz tërhiqen edhe në jetën private, pra shkëputja krijon një farë momenti jo shumë pozitiv.
Është e paksa e pabesueshme të thuash që nga PD-ja ikën për t’u tërhequr në jetën private...
Ka shumë ish-ministra të periudhës ‘92-‘96, dhe më vonë të cilët nuk u bënë pjesë e partive politike, por u tërhoqën nga jeta publike. Pra çdo shkëputje krijon një humbje energjie, humbje njerëzish. E djathta e ka tejkaluar këtë që para zgjedhjeve të 2005-ës dhe është në një proces tjetër historik, rikthim tek identiteti i vitit ‘92 që përfaqësonte nga qendra e djathtë, deri në të djathtën, jo ekstreme në kuptimin negativ, por në të djathtën më të djathtë. Ajo PD ekziston sot. Është një rikthim në vlera e mëparshme të PD-së dhe nëse e majta është në një proces copëzimi, pra e majta që jemi mësuar ta shohim unike që nuk diskutonte si një parti që ka kriza dhe prapë nuk shpërbëhet, sot kemi një të majtë që po copëzohet në disa pole kur e djathta është në një proces tjetër historik, në një proces rigjallërimi, ringjizje dhe rikthimit të shumë figurave dhe pasurimit me figura të reja.
Çfarë e ka pasuruar identitetin politik të PD-së gjatë këtyre viteve?
E djathta është e vetmja forcë politike në Shqipëri që ka identitet të qartë politik. E djathta trashëgon persekutimin komunist, vuajtjen e të persekutuarve, vlerat e tyre, pronarët legjitim, pra një parti që trashëgon këto vuajtje dhe aspirata për demokracinë si forca e parë antikomuniste në vend. Kjo e djathtë u pasurua me reformat e ekonomisë së tregut. Dhe një moment i rëndësishëm është institucionalizimi i opozitarizimit. Tetë vite në opozitë, sidomos 4 vitet e para, kanë qenë shumë të vështira dhe PD-ja me qëndrimin që mbajti institucionalizioi opozitën në vend që u kthye në një zë moral, që artikulonte shqetësimet e shoqërisë. Me rikthimin në pushtet të PD-së, ka një rigjallërim të së djathtës. Por aspekti historik nuk është muzeal. Për sa kohë të persekutuarve akoma nuk u është bërë dëmshpërblimi i plotë, që do të përmbushet, është procesi i të shpronësuarve që ka nisur, por që duhet të ecë me hapa më të shpejta, pra elementi historik vazhdon të jetë i gjallë, është një çështje reale e tyre, e drejtë e kohës, por identitetin e saj e ka freskuar elementët fiskalë si ulja e taksave, duke i dhënë hapësira biznesit, liberalizimi i tregut, kemi ulje të shpenzimeve operative, kemi një situatë tjetër në rend, përmes disa ligjeve si ai i moratoriumit të skafeve.
Por që ka misione të tjera për të përmbushur, apo jo?
Kemi një forcë politike me ide shumë të qarta, që realisht ka një mision për të përmbushur, që janë plagët e komunizmit, qëndrimi ndaj ish-të persekutuarve, që është një moment që duhet mbyllur një herë e mirë apo çështja e pronarëve. Por ka dhe një efekt të ri që ka drejtuar të gjitha reformat e këtyre tre viteve qeverisje.
Sa e rrezikon PD-në bashkimi i opozitës në zgjedhjet e 2009-ës?
PS-ja është një vazhdimësi e një force që vazhdoi për shumë dekada në Shqipëri, një forcë që trashëgon një strukturë të vjetër. Është një forcë pa një dinjitet politik, nuk ka një vlerë. Nëse ne kemi trashëguar vuajtjen nga regjimi komunist si e djathtë, e majta trashëgoi strukturat e diktaturës, ato të dhunës. Pra mendoj se janë ndryshime thelbësore kolosale të këtyre dy forcave. Dhe nëse e majta bashkohet ose jo, ky është vendim që e marrin përherë kryetarët e partive të majta. Mendoj se është një spekulim i madh që bëjnë forcat e majta duke u munduar që të përfshijnë PD-në në debatin mes tyre. Çdo vendim që merr Edi Rama apo Ilir Meta, janë vendime të tyre dhe nuk kanë të bëjnë me PD-në. Por dëshiroj të sjell një të dhënë shumë të rëndësishme, që ne llogaritë i bëjmë me të majtën si të bashkuar, nuk i bëjmë me të majtën si të copëzuar. Nuk është se ne suksesin tonë elektoral e varim nga bashkimi ose jo i opozitës dhe nëse ne arrijmë të ruajmë rezultatin e vitit 2007 në zgjedhjet lokale, ku e majta ishte e bashkuar, ne fitojmë zgjedhjet e përgjithshme. Duke llogaritur votat që ka marrë koalicioni i djathtë si për kandidatë, ashtu dhe për parti. Në 2007, ne jemi rreth 70 mijë vota mbi votat e së majtës. Ne fituam si votë popullore. Nëse ky rezultat ruhet në zgjedhjet e reja (unë mendoj se do të jetë dhe më i lartë), ne fitojmë zgjedhjet e përgjithshme. Pra llogaritë tona janë me një të majtë të bashkuar.
Megjithatë kam përshtypjen se PD-ja do të dëmtohet më tepër nga përplasjet brenda saj, të cilat kanë qenë evidente gjatë këtij mandati qeverisës. A ekziston ky shqetësim tek lidershipi i PD-së?
Nuk ka arsye për trembje apo të ketë shqetësim. PD-ja bëri një hap shumë të fortë që tregoi se është një forcë e pjekur, një forcë që ka një identitet të qartë politik. Një maturi politike ishte hapja e saj para 2005-ës. Për të ishte një moment shumë i rëndësishëm historik i cili pati efikasitet në ato momente pas një opozite 8-vjeçare. PD-ja e gjykoi të nevojshme që të hapej si për të rinjtë, ashtu dhe për ish-themeluesit. Dhe momenti më i madh i rezistencës mund të ishte në atë periudhë kur ata që mbajtën opozitën përgjatë 8 viteve në kohë shumë të vështira, pranuan që në këtë parti të mos ishin vetëm ata. Kjo, ndonëse ata kanë një vend shumë të respektuar në PD, pasi janë pjesa thelbësore e saj. Janë ata që qëndruan në opozitë gjatë gjithë këtyre viteve dhe e ruajtën opozitën si institucion të rëndësishëm për demokracinë shqiptare dhe pranuan që para zgjedhjeve të 2005-ës, si pjesë e strukturave të PD-së në këshillin kombëtar, në kryesi, si pjesë e listës së deputetëve të bëheshin edhe ata që nuk kishin kontribute në parti, ose njerëz si ne që jemi të rinj, ose njerëz që u rikthyen në PD, e cila tregoi një maturi shumë të madhe, një forcë që ka një gjykim shumë të fortë politik, që ka një dinjitet të qartë. Tashmë është krijuar një ekuilibër në PD, nuk ka KOP se jemi pjesë e PD-së, nuk ka ish-themelues se janë pjesë e PD-së, nuk është një parti e fragmentarizuar. Është një PD ku gjithçka është e integruar, një PD që ka arritur të ruajë ekuilibrat, të ruajë vlerat. Kur ky moment kaloi në mënyrën më të mirë të mundshme, madje unë si njeri do të prisja më shumë reagime brenda PD, pasi një forcë patjetër krijon rezistencë, dhe gjeta një parti shumë të hapur, ndryshe nga imazhi që ishte krijuar jashtë saj. Ndaj kur kaloi një moment i tillë në 2005-ën, besoj se nuk bëhet fjalë në zgjedhjet e 2009=ës. Zgjedhjet janë një ushtrim i nevojshëm demokratik dhe PD-ja patjetër e ka të nevojshme që të mësohet me debat të brendshëm, me kandidatura. Nuk mund të funksionojë ndryshe një parti, aq më tepër një parti e madhe si PD-ja. Një parti e madhe nuk mund të flasë kurrë me një zë të vetëm, në kuptimin që të ketë vetëm një personalitet. Një parti e madhe është një ekip vlerash që të kenë dhe nuanca brenda tyre. Dhe PD-ja bashkon në këtë ansambël, të persekutuarit si të tjerët që nuk e kanë përjetuar drejtpërdrejt komunizmin, por me bindjen dhe idealet e tyre i takojnë qendrës së djathtë. Pra është një hapësirë shumë e madhe nga qendra deri djathtas që përfshin PD-në. Por ka arritur të ruajë një identitet të qartë politik dhe të gjejë një ekuilibër brenda gjithë këtyre vlerave.
Kryeministri Berisha nuk nguroi të akuzojë Presidentin Bamir Topi për bllokimin e mazhorancës në disa nisma të rëndësishme ligjore në Kuvend...
Kontributi i z. Berisha është i padiskutueshëm, është personi që e drejtoi PD-në që në momentin e krijimit të saj, gjatë viteve të mandatit të parë qeverisës, por mendoj se i rëndësishëm ka qenë drejtimi gjatë viteve të opozitës. Qëndrimi që mbajti gjatë atyre 8 viteve është një moment shumë i rëndësishëm i kësaj partie. Shumë parti të djathta që u krijuan si forca antikomuniste në Evropë janë shpërbërë pas 4 viteve të para të qeverisjes, si rasti i UDF-së në Bullgari, apo Poloni etj. U shpërbënë për shkak të fraksioneve, por kjo nuk ndodhi me PD-në dhe merita shumë e madhe i takon z. Berisha. Ai është personi që në fund të fundit ka vendosur për momente shumë të rëndësishme se çfarë drejtimi do të marrë kjo parti. Por nuk duhet thjeshtëzuar gjithçka vetëm tek kryetari i partisë. Një forcë e madhe politike nuk duhet të ekzistojë vetëm nga një individ. Është një sistem i tërë vlerash të djathta, që e bëjnë PD-në të jetë dhe nuk përjetoi atë fragmentarizim dhe shpërbërje të saj ndër vite, siç e përjetuan simotrat e saj në Evropën Lindore. Kjo, është falë vendimeve të tij, ekipit që ai ka pasur, por dhe një sistemi të tërë vlerash. Ata që e votuan, panë tek kjo parti disa elementë, disa vlera, që përfshijnë patjetër burimet njerëzore, kryetarin e partisë, shumë figura të tjera të rëndësishme, por dhe një vlerë apo dinjitet që përfaqëson PD-ja.
Mund ta shpjegoni më qartë çfarë doni të thoni me: “PD-ja nuk është vetëm z.Berisha?”
Z. Berisha është një figurë e papërsëritshme. Është personi që ka marrë vendimet më të rëndësishme historike për PD-në dhe vazhdon t’i marrë. Kryetari i PD-së është ai që drejtoi forcën e parë antikomuniste, rrëzimin e regjimit më të ashpër komunist në vend. E drejtoi këtë vend gjatë hapjes së Shqipërisë dhe në reformat e viteve ‘92-‘96, pas rebelimit komunist drejtoi opozitën e parë demokratike në vend dhe e ringriti PD-në pas pasojave të ‘97-ës. E ringriti përmes votës së lirë në 2005-ën. Sot është një nga kryeministrat më të suksesshëm në të gjithë kontinentin evropian, jo se Shqipëria nuk vazhdon të jetë një vend i varfër, por për ritmin e reformave në këto 3 vite, të kryera me një shpejtësi të habitshme, gjëra të konstatuara edhe nga raportet ndërkombëtare. Por PD-ja është një forcë shumë e madhe, përfaqëson vlera duke filluar nga qendra deri tek e djathta dhe nuk mund të fokusohet asnjëherë tek një figurë. PD-ja është një kompleks njerëzish dhe vlerash dhe mendoj se ky është një element shumë i rëndësishëm i PD-së. Fizibiliteti i saj politik, është një burim i vitalitetit, i forcës së kësaj partie. Njerëzit janë shumë të rëndësishëm, janë ata që i japin drejtim një partie në momente kyçe të saj. Njerëzit bëjnë histori jo vetëm këtu por kudo në botë, për cilësitë dhe aftësitë e tij drejtuese. Por PD-ja nuk është vetëm kryetari. PD-ja janë dhe vlerat e kësaj force, është trashëgimia e saj, vuajtja nga regjimi komunist. Pra, e përsëris, është një ekip i tërë njerëzish dhe vlerash.
Deri në ç’masë duhet të ndryshojë lista aktuale e deputetëve të PD-së për zgjedhjet e 2009-ës?
(Qesh). Unë si deputet kam “konflikt interesash” që të flas drejtpërdrejt për listën. Me listën që ka aktualisht, PD-ja fitoi zgjedhjet e 2005-ës. Qytetarët u besuan atyre që t’i përfaqësojnë nën siglën e PD-së. Grupi aktual parlamentar ka treguar integritet, nivel të lartë politik, në mbështetje të reforma të qeverisë etj. Por PD-ja patjetër që mund të kishte fituar më shumë mandate. Këtë duhet ta bëjë në 2009-ën. Dhe lista është një vendim i kryetarit të partisë, i kryesisë së saj dhe unë nuk mund të them asgjë pa folur forumet e PD-së. P.sh. një ndërhyrje që është bërë në listë, është rritja e përfaqësimit të grave.
Dhe si do ndihen burrat e PD-së me më shumë gra në Kuvend?
Sigurisht që më mirë (qesh). Ne do kemi më shumë gra të përfaqësuara në Parlament dhe kjo është një gjë shumë e drejtë.
Z. Bumçi, nuk e shmangim dot në këtë intervistë çështjen e reformimit të sistemit të drejtësisë. Pse gjithë ky debat për këtë reformë, në mënyrë të veçantë për ligjin e prokurorisë?
Do përmend dy gjëra në këtë rast. Debati për reformën në drejtësi është një debat i stisur dhe për këtë do të jap një shembull shumë konkret, ligji për prokurorinë, mendoj se është shembulli më tipik, më përfaqësues i këtij debati. Kemi një ligj që po diskutohet në ministri, me prokurorinë, me organet e specializuara të vendit dhe të huaja, grupet e interesit dhe është një proces normal që bëhet një projekt, dërgohet, merren mendime, rishikohet përsëri. Dhe ajo që më habit më shumë, është se si ka mundësi që për një projekt që akoma nuk ka marrë vulën e qeverisë, që përmban qëndrimin e shumicës, si ka mundësi të bëhet gjithë kjo zhurmë, një projekt që është akoma në nivel diskutimi, të bëhet gogol, sikur të jetë armiku kryesor i pavarësisë së gjyqësorit. Dhe kjo në një kohë kur ne nuk e dimë se cili është varianti përfundimtar pasi ndryshon, pasi do jepen mendime të tjera që mund ta ndryshojnë. Ndaj si ka mundësi që diçka që është në nivel diskutimi të prezantohet sikur është armiku kryesor i drejtësisë, sikur qeveria po vë nën kontroll drejtësinë nëpërmjet këtij ligji. Kjo është pika e parë.
Po elementi i dytë?
Elementi i dytë ka të bëjë me faktin se asnjë ligj në fushën e drejtësisë nuk kalon dot pa 84 vota, dhe ne nuk i kemi këto vota. Opozita mund ta bllokojë në çdo moment, çdo projektligj. Ligji për pushtetin gjyqësor ka kaluar një vit e gjysmë në Parlament sepse opozita nuk donte t’i jepte përkrahjen. E njëjta gjë mund të ndodhë dhe me ligjet e tjera. Nëse opozita nuk do, asnjë nga ligjet nuk kalon. Kur ke mundësi të bllokosh ligje, të vësh kushte, se ky nen duhet të përmirësohet, ky nen duhet të hiqet, atëherë për çfarë arsye e bën gjithë këtë zhurmë kur ti realisht ke një zë. Pa votat e opozitës, ligji nuk kalon. Opozita në këtë rast ka veton. Atëherë debati mund të zhvillohet shumë mirë në Kuvend, dhe nuk është nevoja të bëhet kaq shumë zhurmë. Ky shembull e tregon shumë qartë që zhurma nuk është e bazuar, por është një mënyrë për të tërhequr vëmendjen e publikut për të treguar se kjo pozitë kërkon të vendosë nën kontroll drejtësisë, pra për të krijuar një problem të paqenë që tregon varfërinë e ideve brenda opozitës. Dhe si ka mundësi opozita, që kohën nuk e harxhon me 100 hallet e tjera që mund të kenë shqiptarët, por kohën e saj në Parlament e mbush me probleme të paqena, si ky i ligjit të prokurorisë. Kjo është paaftësi e opozitës për alternativat e saj në drejtime të ndryshme. Është një forcë pa ide që mundohet ta mbushë këtë boshllëk ideor me gjëra të paqena vetëm e vetëm që të krijojë zhurmë.
Dhe cili do të jetë reagimi i mazhorancës, nëse opozita e bllokon në Parlament ligjin për prokurorinë?
Opozita mund ta bëjë këtë sepse i ka votat, por duhet të dalë me një shpjegim politik. Dhe kur ligjet kanë dhe përkrahjen e ndërkombëtarëve, duhet të shpjegosh arsyet se pse e kundërshton deri në këtë masë, sepse në këtë rast po bllokon reformën në drejtësi. Kjo vjen me një kosto dhe dua të sjell në vëmendjen e publikut se këtë qëndrim mbajti opozita 2 vitet e para të qeverisjes duke bllokuar reformën në drejtësi. Nuk dha votën për ligjin e pushtetit gjyqësor dhe për ligje të tjera. Pas zgjedhjes së Presidentit, qëndrimi i opozitës ndryshoi dhe pranoi të jepte konsensus për reformën në drejtësi. Me afrimin e zgjedhjeve shoh që ka një ndryshim qëndrimi, por unë uroj që reforma në drejtësi të mos kthehet në debat politik, sepse nuk është e tillë, pasi është një fushë apolitike.
Realisht, a po tenton qeveria që të ushtrojë kontroll mbi prokurorinë përmes ligjit të ri?
Përgjigjja është shumë e thjeshtë, baza ligjore në Shqipëri është shumë e qartë, që krijon një pavarësi të institucioneve, një mbrojtje reale edhe të gjyqësorit, edhe të prokurorisë dhe një vend i cili jo vetëm ftohet të hyjë në NATO, por dhe hyn në një proces ratifikimi të Protokollit nga Senati. Dhe NATO-ja nuk fton një vend që ka probleme me drejtësinë, nuk ratifikohet Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit nga vendet anëtare të BE-së, nëse do të kishte probleme me drejtësinë. Kjo mendoj se është përgjigjja më e mirë për ata që mundohen të krijojnë zhurmë dhe të tërheqin vëmendjen e publikut për gjëra të paqena. Nëse qeveria do mundohej të vinte nën kontroll gjyqësorin dhe prokurorinë, nuk do të kishim patur as ratifikim të MSA-së dhe as ftesë për hyrje në NATO.