Meta: Bashkëpunimi PD-PS, i turpshëm
Lideri i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë në Konferencën e Lëvizjes Rinore për Integrim në Minibashkinë Nr. 7 të Tiranës. Duke marrë fjalën në këtë takim Meta tha se
bashkëpunimi PS-PD shkon është në disa plane, kur të dy palët ndryshojnë "Ligjin për sportin", dhe ku kryetari i bashkisë, Rama, firmos që më 29 dhjetor pa u bërë ndryshimi i ligjit, që dhëndri i Berishës të bëjë ndërtime në kompleksin e "Klub Partizanit". Lidershipi i këtyre partive bie dakord, - nënvizoi Meta, - për ta kthyer të vetmin kopsht botanik që kemi në një zonë urbane, dhe kjo bëhet për të vetmen arsye, sepse kostoja financiare për metër katror në këtë zonë është më e shtrenjtë në krahasim me zonat e tjera të Tiranës. Gjithashtu, Meta denoncoi edhe bashkëpunimin më të fundit PS-PD në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku sikurse u shpreh ai, nuk mund të justifikohet ky bashkëpunim i turpshëm i këtyre këshilltarëve të këtyre forcave politike në vigjilje të natës së "Fiter Bajramit", ku asnjë nuk e kishte mendje dhe në mënyrë më të turpshme edhe ato pak hapësira të gjelbra që ka Tirana sot, do i kthejnë në parking. Por sipas Metës, LSI-ja nuk është kundër ndërtimit të këtyre parkingjeve, por ai tha se nuk zgjidhet problemi i qarkullimit të Tiranës vetëm me dy parkingje nëntokësore, por duhet një sistem i gjithë urbanistik. Në këtë kuadër, ai tha se këta këshilltarë të komanduar nuk kanë pasur si qëllim rregullimin e qarkullimit, por kanë pasur si qëllim pasurimin e disa miqve të kryetarit të bashkisë, z. Rama, dhe Kryeministrit Berisha.