Tiranë; Dy drejtues vendorë largohen nga PS-ja
Partia Socialiste humbet dy drejtues vendorë. Krerët e minibashkisë numër 7 dhe 3 të kryeqytetit, Pandi Sara dhe Ilir Kokona, i janë bashkuar partisë më të re të krijuar në ditët e fundit, PS ’91. Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta brenda kësaj partie. Të njëjtat burime thanë se kryesia e PS ‘91 i ka mandatuar tashmë si pjesë e strukturave të saj drejtuese në Tiranë. Zyrtarisht, kjo është rrjedhja e parë zyrtare që pëson elektorati i Partisë Socialiste drejt PS ‘91, edhe pse pak ditë më parë Rama u tregua indiferent ndaj saj, duke u shprehur se nuk është gjë tjetër përveçse një parti më shumë. Në këtë mënyrë, PS ‘91 ka përfaqësimin e saj në pushtetin vendor, që për nga ndarja administrative kanë një rëndësi më të madhe. Sara dhe Kokona janë kryetarë minibashkish të kryeqytetit, që i mundëson PS ‘91 përfaqësimin në bashkinë më të madhe të vendit. Të njëjtat burime saktësuan se “pas ardhjes së Kokonës dhe Sarës në partinë tonë, priten të tjera lëvizje dhe bashkime”. Kryetari i PS ’91, Petro Koçi, paralajmëroi pak ditë më parë se kjo parti synon thithjen e sa më shumë figurave e socialistëve, me synimin e kthimin e së majtës së vërtetë në pushtet. PS '91 zyrtarizoi krijimin e saj pak kohë më parë, por asnjë prej drejtuesve të selisë rozë nuk komentoi këtë zhvillim të ri brenda së majtës, deri në deklarimin e Ramës se nuk i bënte përshtypje krijimi i partisë së 85-të në vend. Por duket se ky është vetëm fillimi, pasi nisur nga ky moment e deri në zhvillimin e zgjedhjeve, ku elektorati i majtë do të vendosë se për kë prej partive të opozitës do të votojnë, do të dalë se çfarë pasojash ka krijimi i PS ‘91 vetëm pak muaj para zhvillimit të zgjedhjeve. “Edhe kryetarët socialistë të minibashkive të Tiranës filluan bashkimin me PS ‘91. Ilir Kokona, kryetar i minibashkisë 3, zgjidhte sekretar i Përgjithshëm i degës së PS ‘91 dega Tiranë, kurse Pandi Sara, kryetar i minibashkisë nr. 7, zgjidhet sekretar për marrëdhëniet me publikun i kësaj dege. Socialistët e vërtetë po mblidhen tek PS ‘91, duke vërtetuar karakterin thellësisht socialist të kësaj partie. Pritet dhe një kryetar tjetër minibashkie të bashkohet me PS ‘91”, - u shpreh dje sekretari për marrëdhëniet me publikun në PS ‘91, Gjergj Koja.
Largimi
Ashtu si edhe në rastet e tjera, kur ish-drejtues vendorë të PS-së, qofshin pjesë e administratës së partisë apo edhe kryetarë komunash e bashkish, qëllimi i largimit është i njëjtë. Burimet nga PS ’91 saktësuan se Pandi Sara ka pasur vetëm një arsye, që duket parimore, ajo që ndan mendimet e ndryshme për mënyrën se si drejtohet partia me Edi Ramën. Ky është pohimi i vetëm i Sarës për gazetarët. Ndërkoha Kokona nuk ka sqaruar ende arsyet e largimit, megjithëse burimet nga PS ‘91 bënë të ditur se gjatë ditës së sotme pritet që të dalin në një konferencë për shtyp, ku të deklarojnë arsyet e largimit nga PS.
Sara dhe Kokona kandiduan në zgjedhjet vendore të 2007-s, nën siglën e Partisë Socialiste të mbështetur nga pjesa tjetër e së majtës, por me krijimin e një formacioni të ri politik që erdhi pikërisht nga radhët e kësaj partie vendosën largimin.