E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca Kuq e Zi: Tirana, pazar me Serbinë

Nga Express më 04 tetor 2011 në ora 13:00

Aleanca Kuq e Zi ka denoncuar skandalin e radhës me abetaret në gjuhën shqipe, që iu dhuruan nxënësve të Luginës së Preshevës nga qeveria shqiptare, me rastin e vitit të ri shkollor.

Abetareve të dhuruara për shkollar shqipe në Serbi i janë hequr simbolet kombëtare dhe ato shtetërore dhe për këtë kishte dijeni edhe ambasadori shqiptar në Beograd, Shpëtim Çaushi, i cili ka dhënë pëlqimin për një fakt të tillë.

Duke i’u bashkuar revoltës së shqiptarëve dhe intelektualëve në Preshevë, të cilët refuzojnë dhunimin e abetares shqiptare nëpërmjet heqjes së simboleve kombëtare shqiptare, Aleanca Kuq e Zi denoncon atë që ajo e cilëson si skandalin e radhës të qeverisë shqiptare.

Aleanca Kuq e Zi akuzon qeverinë shqiptare se po bën pazar me Serbinë, duke plotësuar kërkesat e saj.

“Aleanca Kuq e Zi prej muajsh i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të unifikojë Abetaren kudo që jetojnë shqiptarët, e ndërkohë qeveria shqiptare e bën të kundërtën, bën pazar me diplomacinë serbe për ndryshimin e teksteve shkollore, duke plotësuar në këtë formë kërkesat e ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Serbisë”, akuzon Aleanca Kuq e Zi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›