Obama: Nuk jam favorit në zgjedhje

Presidenti amerikan, Barack Obama, është i vetëdijshëm se niset në dis-avantazh në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012, për shkak të situatës së rëndë ekonomike.
Megjithatë, ai thotë se ka vizionin për të cilin Amerika ka nevojë dhe ka besim se plani i tij për punësimin do të japë së shpejti frytet e tij.
“Unë jam mësuar të nisem në dis-avantazh, por në fund njerëzit do të pyesin: Kush është ai që ka vizion?”, ka thënë Obama në një intervistë për ABC.
Edhe javën e kaluar, në një zgjedhore në Georgetown, Obama pranoi se rizgjedhja do
të jetë e vështirë, pikërisht për faj të krizës ekonomike.
“Ekonomia po del nga një recesion botëror, në kushte të tilla rikonfirmimi nuk është aspak i lehtë”, tha Obama.
E vetmja mënyrë për t’ia dalë mbanë, shtoi ai, është që të angazhohemi të gjithë për këtë qëllim.
Përpara se t’i shpëtonin këto nota pesimizmi, Obama kishte sulmuar Partinë Republikane, duke thënë se ajo po tenton të abrogoje ligjin për mbrojtje të ambientit, të reduktojë në maksimum funksionimin e qeverisë dhe të pengojë mjaft iniciativa të vlefshme.