Aleanca Kuq e Zi mbledh firmat në Milot
KURBIN – Aleanca Kuq e Zi vijoi dje mbledhjen e firmave në Milot të rrethit të Kurbinit, kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike e fetare. Qindra persona firmosën peticionin. Përfaqësuesi i aleancës, Lulzim Degjonaj, u shpreh se Sot në qytetin e Milotit kemi mbledhur 300 firma, në një hark prej tri orësh. Aleanca Kuq e Zi është kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnie dhe feje. Ne, si përfaqësues të kësaj Aleance, kemi gjetur mbështetjen e mijëra qytetarëve, kundër këtij regjistrimi. Shteti duhet të ketë më shumë respekt për veten. Duhet më shumë integritet. Do të jemi strehë për çdo shqiptar me dinjitet, u shpreh më tej përfaqësuesi i Aleancës Kuq e Zi. Mbledhja e firmave ka nisur së pari në qytetin e Vlorës dhe më pas vijoi në disa qytete të mëdha, si Fieri, Korça, Elbasani etj. r.n