“Apple”, më e pasur se SHBA
Nga Express më 30 korrik 2011 në ora 18:44
Kompania më e madhe në botë për teknologji “Apple” tashmë ka më tepër para sesa shteti amerikan.
“Apple” ka rezerva parash prej 75,876 miliardë dollarësh, derisa Departamenti i Thesarit amerikan ka njoftuar se shteti ka një balancë parash prej 73,768 miliardë dollarë. Shifrat e publikuara dëshmojnë për ngritjen e fuqisë së “Apple” që prej lëshimit të iPhone para katër vjetësh.
Gjatë kësaj jave aksionet e “Apple” arritën në 400 dollarë. “Apple” vlerësohet 363,25 miliardë dollarë, duke u bërë kështu kompania e dytë më e madhe në botë pas “Exxon Mobil”.