Barrozo pranon ftesën e Berishës për të vizituar Shqipërinë
Autori i Lajmit: Red.Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje një takim me Presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, në kuadër të vizitës së tij në OKB. Në këtë takim, Kryeministri Berisha e njohu zotin Barroso me zhvillimin e reformave në Shqipëri, veçanërisht me reformat ekonomike dhe e njohu me rezultatet e zbatimit të marrëveshjes Ad Interim.
Barroso e përgëzoi Kryeministrin për reformat e ndërmarra dhe zbatimin e tyre, si dhe shprehu vlerësimin e tij për punën e bërë nga qeveria shqiptare. Në takim u diskutua gjithashtu për zhvillimet me të fundit në rajon, veçanërisht për zgjidhjen e çështjes së Kosovën. Kryeministri Berisha ftoi zotin Barroso për një vizitë në Shqipëri, ftesë të cilën ai e pranoi me kënaqësi. Gjithashtu, Kryeministri Berisha pati një takim të shkurtër me kancelarin austriak, Alfred Gusenbauer, i cili rikonfirmoi dëshirën dhe vendimin e tij për të vizituar së shpejti Shqipërinë.
Ky lajm është publikuar: 26/09/2007