Universitetet private të mos pranojnë studentë në part-time
Autori i Lajmit: Silvana BalliuMinistria e Arsimit ka udhëruar universitetet private të mos lëshojnë diploma në sistemin part-time, pasi këto janë cilësuar nga Ministria e Arsimit si të dobëta.
MASH ka njoftuar 14 Institucionet Arsimore të Larta private që kanë filluar procedurat për këtë formë studimi që të marrin masa për anullim të tyre dhe u ka kujtuar se çdo veprim i këtyre institucioneve në kundërshtim me sa me sipër, do të detyrojë në marrjen e masave deri në heqjen e licencës.
Studimi Part-Time
Pothuaj të gjitha IAL private nuk kanë të drejtën e programeve të studimit part-time të shprehur në licencën e tyre. Ministria e Arsimit një vit më parë reduktoi kuotat part-time në IAL publike në afro gjysmën e propozimeve të Shkollave të Larta. Kjo, në vijim të liberalizimit të universitetit dhe gati dyfishimit të numrit të pranimeve të studentëve ditën. Përtej përgjegjësisë së MASH dhe universiteteve për standardin akademik të diplomave që lëshojnë (part time ose jo) jemi të mendimit se diploma part time ka një të ardhme vetëm duke rritur standardet dhe duke u përshtatur me modelin evropian të Të Mësuarit Gjatë Gjithë Jetës, ose Life Long Learning.
Niveli i ulët
Që prej një viti Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shprehur shqetësim për nivelin e kurseve dhe diplomave me kohë të pjesshme, part-time, në të gjithë Institucionet Arsimore të Larta në vend, ku aktualisht diploma part-time lëshohet kundrejt 60% të orëve mësimore, në raport me sistemin me kohë të plotë. Në kuadrin e nismave për përcaktimin e standardeve në këtë formë studimi, MASH ka ndëmarrë masa të ndryshme në këtë drejtim për IAL publike, si p.sh. heqja e këtyre kuotave në të gjitha fakultetet juridike apo reduktimi i ndjeshëm në fakultete të tjera. Por nga ana tjetër MASH këtë vit ka rritur kuotat e pranimit në këtë degë në sistemin me kohë të plotë apo full-time. Këtë vit MASH, me anën e një shkrese, ka njoftuar të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) private se do të nuk do të lejojë zbatimin e formës së studimit part-time në këto institucione për këtë vit akademik.
box
Mungesat
Aktualisht diploma part-time lëshohet kundrejt 60% të orëve mësimore, në raport me sistemin me kohë të plotë
KUOTAT
MASH ka hequr kuotat në sistemin part-time në të gjitha fakultetet juridike dhe ka i reduktuar në fakultete të tjera
Propozimet
Ministria e Arsimit një vit më parë reduktoi kuotat part-time në IAL publike në afro gjysmën e propozimeve të Shkollave të Larta
Ky lajm është publikuar: 26/09/2007