E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aleanca për Mirëqenie dhe Solidaritet

06/03/2005  Partia më e re në Shqipëri

Listës së partive në Shqipëri i është shtuar dhe një parti e re, ajo për Aleanca për Mirëqenie dhe Solidaritet, e drejtuar nga Koço Danaj. Sipas Danaj, "kjo parti do të bazohet në parimin themelor të organizimit të Aleancës për Mirëqenie dhe Solidaritet është partia të shkojë te vota e qytetarit dhe jo vota e qytetarit te partia". Danaj thekson se partia e tij cilësohet si një parti politike me karakter të theksuar elektoral. Ndërkohë që kreu i kësaj partie bën të njohur dhe strukturën e funksionimit të saj. Danaj tha se "Aleanca për Mirëqenie dhe Solidaritet do të funksionojë në 100 komitete elektorale në të gjithë vendin". Ndërkohë që Danaj shprehet se së shpejti do të bëjë të njohur edhe programin e partisë së tij, ndërkohë që ka filluar puna për konstituimin e strukturave të kësaj partie në të gjithë vendin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›