E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zguri e Doda kundër raportit

06/03/2005  Komisionerët opozitarë në KQZ, Dodë Prenga dhe Klement Zguri, e kanë cilësuar raportin vjetor të këtij komsioni si të cunguar. Sipas tyre, në raport duhet të ishin të përfshira të gjitha përgjegjësitë që duhet të mbajë dhe që ka KQZ-ja për listat e zgjedhësve. Sipas Prengës, "në propozimet tona u kërkua marrja e përgjegjësive nga KQZ-ja për listat e zgjedhësve, pse patëm probleme dhe pse nuk u gjetën shkaqet e pasaktësive në këto lista". Sipas tij, kjo gjë nuk është pasqyruar në raportin e KQZ-së, ndërkohë thekson ai "duhet të kishte një plan pune emergjence për të shmangur defektet". Gjithashtu, nga ana e tij, anëtari tjetër i KQZ-së, Prenga, e ka cilësuar raportin e këtij institucioni si një raport të thatë dhe se "problemet kanë qenë të evidentuara nga vonesa e miratimit të Kodit Zgjedhor, përfshi ndarjen e zonave zgjedhore". Të dy anëtarët shprehin si shqetësuese mungesën e kolegjialitetit në KQZ, gjë që ka ndikuar në punën e institucionit më të lartë zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›