E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha sot në Berat

06/03/2005  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të niset sot në Berat, për të vijuar turin e "Ditëve të Shpresës". Burimet zyrtare kanë bërë të ditur se kreu demokrat do të zhvillojë sot paradite një takim me elektoratin e PD-së, ku do të kërkojë mbështetjen e votuesve në mënyrë që opozitës aktuale t'i jepet mundësia që të vërë në zbatim projektet që ka paraqitur për zhvillimin e vendit. Në festën që do të zhvillohet me rastin e themelimit të degës së demokratëve në Berat, Berisha do të shfaqë programin e demokratëve për qytetin e lashtë të Beratit, si dhe për zhvillimin e ekonomisë shqiptare në tërësi. PD do të përfundojë turin e takimeve më datën 20 mars, ndërsa më 22 të po këtij muaji në sheshin "Skënderbej" është parashikuar të zhvillohet një tubim me të gjithë elektoratin e djathtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›