Meta: Nuk është koha për të hapur kazino elektorale

06/03/2005 LSI shpall sot kandidatët për postin e kryetarit të partisë
Lëvizja Socialiste për Integrim do të shpallë sot kandidatët për postin e kryetarit të partisë. Burime në këtë parti kanë theksuar, për "Metropol", se aktulaisht ende nuk ka dalë ndonjë kandidaturë për të rivalizuar kryetarin Ilir Meta. Konventa Kombëtare do të miratojë sot pranimin e kandidaturave, që do të konkurrojnë për kreun e LSI-së më datën 26 mars. Sipas statutit të kësaj partie, të drejtën për të kandiduar për postin e kreut të partisë e ka çdo anëtar i Komitetit Drejtues Kombëtar dhe çdo anëtar tjetër i LSI-së, i cili gëzon mbështetjen e jo më pak se 3 për qind të anëtarësisë. Procesi do të zhvillohet duke zbatuar parimin "një anëtar, një votë" ku pritet që për të zgjedhur kryetarin do të votojë në të njëjtën ditë e gjithë anëtarësia e LSI-së. Ndërkohë, dje, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim në Kuç dhe në Gjorm, të Vlorës. Kreu i LSI është detyruar dje të ndryshojë axhendën e takimeve, pasi në Kuç banorët kanë shtruar dhe një drekë të veçantë. Madje, banorët e kanë ftuar Metën për të festuar së bashku me ta ditën e dëshmorëve më datën 5 maj. Gjatë këtij takimi, Kryetari i LSI, u shpreh se "nuk është koha për të hapur kazino elektorale, por është koha për të luftuar varfërinë dhe monopolet, për të hapur vende të reja pune dhe për të rikthyer konkurrencën e ndershme në treg".