Ndarja zonale, bllokon projektin e PS-së për KZE-të
06/03/2005 Kandidatët për deputetë të socialistëve do të miratohen nga Kryesia e Partisë
Partia Socialiste duket se edhe për këto zgjedhje të përgjithshme do të përzgjedhë kandidadët e saj për deputetë sipas statutit aktual. Burime në PS-së kanë konfirmuar për "Metropol" se vonesa që krijoi miratimi i draftit për ndarjen e zonave elektorale ka sjellë pengesa në ngritjen e Komiteteve Zonale Elektorale, të cilat ishin planifikuar të bënin përzgjedhjen e kandidatëve. Ndërkohë, statuti aktual i kësaj partie thekson se emrat e kandidatëve dalin nga propozimet e bëra nga kryesitë e rretheve. KZE-të, sipas platformës së PS-së, duke zbatuar parimin "një anëtar, një votë" duhet të përzgjedhin kandidaturat për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Por vonesa që krijoi ndarja elektorale e vendit, ka sjellë rrjedhimisht mosngritjen e KZE-ve. Kjo është arsyeja që përfaqësuesit socialiste justifikojnë vonesat në ngritjen e KZE-ve. Burimet theksojnë se pavarësisht kësaj platforme, që është shpallur nga PS-ja, duket se ato kanë ngelur për t'u zbatuar në zgjedhjet e ardhshme. Jashtë programit që ishte parashikur për KZE-të kandidatë të shumtë pranë kësaj partie kanë filluar fushatat e tyre paraelektorale. Ndërkohë që për shumë kandidatura, edhe pse të pazyrtarizuara nga forumet më të larta drejtuese të PS-së është pranuar që zgjedhja e tyre të bëhet nga kryesia e partisë. Tashmë për mazhorancën socialiste puna është përqëndruar në strukturimin e KZE-ve, pasi koha nuk premton, për shkak të anomalisë që solli zvarritja e punës për ndarjen elektorale të vendit. Gjithsesi, do të jetë kongresi elektroral i kësaj partie, i cili do të mbahet në muajin prill, që të do përcaktojë të gjitha politikat dhe veprimet e mëtejshme të partisë për të përballuar zgjedhjet e përgjithshme të kësaj vere.