Aleanca qeverisëse PD-LSI pozitive
07/07/2009 Të gjelbërit
Partia e Gjelbër Europiane ka vlerësuar me nota pozitive bashkëqeverisjen e vendit mes dy koalicioneve atij të “Aleancës së Ndryshimit” të drejtuar nga Partia Demokratike dhe “Aleancës Socialiste për Integrim” të drejtuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Në një deklaratë për mediet Partia e Gjelbër Europiane vlerëson gjithashtu me nota pozitive zhvillimin e procesit zgjedhor në Shqipëri. “Kjo tregon rrugën që vendi juaj po ndjek drejt konsolidimit të demokracisë dhe realizimit të standardeve europiane të zgjedhjeve”, - thuhet në deklaratën e të gjelbërve. Partia e Gjelbër Europiane, duke iu drejtuar dy partive kryesore, PD-së dhe LSI-së, thekson se janë përpara një sfide të madhe: atë të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Ne mendojmë se bashkëpunimi ndërmjet dy koalicioneve do të bëjë të mundur realizimin e integrimit të plotë të vendit tuaj në Bashkimin Europian, duke realizuar kështu një objektiv madhor të popullit shqiptar”, - thuhen në deklaratën e Partisë së Gjelbër Europiane.