“Zgjedhjet e 28 qershorit në përputhje me standardet ndërkombëtare”
07/07/2009 Deklaratë e Ministrisë së Jashtme turke
Ministria e Jashtme e Republikës së Turqisë ka vlerësuar se zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit në vendin tonë u zhvilluan tërësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare. Në një deklaratë publike institucioni i diplomacisë turke thekson se zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit në Shqipëri u zhvilluan në një atmosferë të sigurt dhe të qetë dhe në përputhje me standardet bazë demokratike. “Shpresojmë që këto zgjedhje, që iu përgjigjën në një masë të vlerësueshme shpresave të komunitetit ndërkombëtar, do të jenë një fazë e rëndësishme në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, - thuhet në deklaratën për e Ministrisë së Jashtme turke. Duke përcjellë qëndrimin zyrtar të Turqisë, në këtë deklaratë Ministria turke thotë se beson se “këto zgjedhje dhe qeveria që do të formohet në përfundim të tyre, falë politikës se ekuilibruar dhe konstruktive të Shqipërisë, do të forcojnë pozitën e saj si një faktor stabiliteti në rajon dhe do të shërbejnë për rritjen e mirëqenies së popullit shqiptar”. Ministria e Jashtme e Turqisë thekson se “siç ka ndodhur në të kaluarën, edhe në të ardhmen Turqia është e gatshme t’i japë mbështetjen e nevojshme Shqipërisë, e cila ka hedhur hapa të rëndësishëm në rrugën e demokracisë, stabilitetit dhe zhvillimit dhe të vazhdojë edhe në të ardhmen marrëdhëniet tona të shkëlqyera, pa asnjë problem politik mes tyre dhe në bashkëpunimin ekzistues në çdo fushë”. Kjo deklaratë vjen në vijim të qëndrimeve të mbajtura nga faktori ndërkombëtar, ku janë vlerësuar standardet e zgjedhjeve të 28 qershorit. Ndërkohë vetë kryeministri turk Taip Erdogan në vizitën e tij në Shqipëri më datë 25 qershor, ka vlerësuar arritjet e Shqipërisë gjatë viteve të fundit.